0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ambasadorët bllokohen në kampin e refugjatëve në Idomeni

Më të lexuarat

Në kampin e refugjatëve në Idomeni, ku ndodhen rreth 12 mijë refugjatë, vizita e përfaqësuesve zyrtarë të tre vendeve evropiane në Greqi, shkaktoi protestë të refugjatëve, pas së cilës diplomatët rreth dy orë mbetën të bllokuar në kamp.

Ambasadorja e Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës në Athinë, Charlotte Wrangberg, Jornk Eugene Gjelstad dhe Michael Braad, duke shëtitur nëpër kampin e refugjatëve në Idomeni, u përballen me protestën e refugjatëve, të cilët thonin se zyrtarë të lartë çdo ditë vizitojnë kampin, por nuk ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e problemit të tyre.

Refugjatët me anë të protestës dhe bllokimit të daljes së kampit, kërkonin nga përfaqësuesit e vendeve evropiane që t’u ndihmojnë refugjatëve të vazhdojnë udhëtimin e tyre dhe jo siç thonë, të vijnë si turistë të fotografohen me refugjatët dhe të largohen pa ndërmarrë asnjë veprim për të ardhmen e refugjatëve.

Pas disa orësh, me ndërhyrjen e një numri të madh të forcave policore greke, ambasadorët e tre vendeve evropiane arritën që të largohen nga kampi i refugjatëve.

Në Bruksel më 18 mars të këtij viti Turqia dhe BE-ja u dakorduan për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas procedurës të filluar nga 4 prilli, Turqia i ripranon refugjatët për të cilët dëshmohet se prej Turqisë kanë kaluar në ishujt e Greqisë.

Ndër këto persona, për ata që nuk janë nga Siria, në Turqi do të bëhet procedura për kthimin në vendet e tyre, ndërsa ata që janë nga Siria do të vendosen nëpër kampe në Turqi dhe për secilin sirian të kthyer dhe të regjistruar në Turqi, një sirian nga Turqia do të dërgohet në vendet e BE-së.

Numri i refugjatëve sirian të cilët do të shkëmbehen në fazën e parë, parashikohet të jetë 72 mjë. Shpenzimet e procedurave të ripranimit dhe shkëmbimit do të mbulohen nga BE-ja./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit