KFOR-i po vazhdon t’i mbajë të bllokuara rrugët alternative në veri të Kosovës, të cilat të qojnë në drejtim të Rudnicës, duke anashkaluar pikën doganore në Jarinje
Përveç rrugës në Tresavë, KFOR-i është duke mbajtur të bllokuar edhe rrugën tjetër alternative që kalon nëpër vendin e quajtur “Vrima e Ujkut”.
Sipas mediave serbe, përfaqësuesit ilegal të Komunës së Leposaviqi nuk kanë arritur të bisedojnë me zyrtarë të KFOR-it, të cilët mbajnë të bllokuar rrugën në Tresave.
Një transportues serb nga Leposaviqi, Dragan Pavloviq, u ka thënë medieve serbe se ushtarët e KFOR-it i fotografojnë dhe i kontrollojnë ata në të gjitha punktet që kanë vendosur. “Nëse kjo situatë vazhdon, atëherë ne që jetojmë në veri të Kosovës jemi të rrezikuar edhe materialisht por edhe për jetë”, ka thënë ai.kohaislame