0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

VV: UNMIK-u si Serbia

Më të lexuarat

Në raportin e tij të rregullt për Kosovën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka hedhur shumë kritika në adresë të institucioneve të Kosovë.

Në raport Ban Ki- moon ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës gjatë shënimit të Vidovdanit, ndërsa ka shprehur shqetësimin edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë financimin e UAM-it.
I kontaktuar nga Indeksonline, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se ende nuk e ka lexuar raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

E kritikat e Ban Ki-moonit për veprimet e Policisë gjatë shënimit të Vidovdanit, ka ngjallur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Aida Dërguti ka thënë për Indeksonline se janë një varg shembujsh të tillë në raportet e KS të OKB-së në të kaluarën
Sipas saj, fakti që misioni i UNMIK-ut është instaluar në bazë të Rezolutës 1244, e cila ia njeh sovranitetin Serbisë mbi Kosovën, e pozicionon këtë mision në të njëjtën linjë me Serbinë.

Prandaj, ka thënë ajo, në vazhdimësi janë përdorur standarde të dyfishta të vlerësimit të situatës, kur është fjala për shqiptarët dhe serbët në Kosovë.

Ajo ka thënë se nuk na befason kritika e Ban Ki Moon-it lidhur me huliganët serbë gjatë shënimit të Vidovdanit.
“E dimë që në demonstratën e 10 shkurtit 2007, kur policia e UNMIK-ut vrau dy qytetarë të pafajshëm, raporti i KS të OKB-së fajëson Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe rrjedhimisht, vrasësit rumunë asnjëherë nuk i nxori para drejtësisë. Në të njëjtin raport, granatën e hedhur në objektin e Manastirit të Deçanit e cilësonte si incident i profilit të lartë.

Gjithashtu, për aksionin e 25 korrikut 2011, që kishte për qëllim vënien e kontrollit mbi territorin e Kosovës, me ç’rast u vra polici Enver Zymberi, raporti i KS i OKB-së fajëson institucionet vendore për aksionin e ndërmarrë. Ndërkohë, që pas vënies së barrikadave, në raport thuhet se duhet qetësuar situata dhe duhet filluar me negociata” ka thënë Dërguti.

Vetëvendosje vlerëson se është e çuditshme dhe e papranueshme që me paratë e tatimpaguesve, institucionet e Kosovës po paguakan një zyrë të UNMIK-ut, i cili përveç që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, përkrah gjendjen aktuale në pjesën veriore të Kosovës, të krijuar dhe financuar nga Serbia.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vlerëson se këto kritika nuk janë as të parat e as të fundit në adresë të qeverisë së Kosovës.
“Nuk është hera e parë që kritikohet puna e qeverisë së Kosovës nga ndërkombëtarët. Çdoherë si opozitë në Kosovë kemi kritikuar mos efikasitetin e punës së qeverisë së Kosovës, sidomos në lidhje me veriun e vendit.
Ne si parti opozitare, i bëjmë thirrje qeverisë së Hashim Thaçit, që të jetë më serioze dhe të ketë më shumë përgjegjësi për punën që bënë” Ernest Luma AAK.

Raporti i Sekretarit Ban flet për sukses të pjesshëm apo të munguar si në ‘bashkëpunimin rajonal’; ‘lirinë e lëvizjes’; ‘certifikimin e diplomave’; ‘librat e regjistrimit civil’; ‘shënimet kadastrale’; menaxhimin e integruar të pikëkalimeve’; dhe ‘lëvizjen e lirë të mallrave.’
Gjendja e sigurisë vlerësohet të jetë e qetë në periudhën midis dy raportimeve përveç disa incidenteve që kishin ndodhur midis pjesëmarrësve serbë dhe policisë së Kosovës, gjatë festimeve të Vidovdanit më 28 qershor, konfrontime siç thuhet të iniciuara nga pjesëmarrësit serbë.

Raporti më tej flet edhe për rendin dhe ligjin, kthimet, trashëgimin kulturore dhe fetare, të drejtat e njeriut, etj., për t’u ndalur në observime ku shfaqet kënaqësi për disa rezultate konkrete që kanë dalë nga dialogu i deritashëm.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit