0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Përdorni celularin kur uleni në WC? Ja përse është një ide shumë e keqe!

Më të lexuarat

Shumë njerëz përdorin celularët e tyre kur shkojnë në WC për të kryer nevojat, për të lexuar diçka apo thejsht për të shtyrë kohën.

Por një studim i fundit arrin në përfundimin se një gjë e tillë nuk është një ide aspak e mirë.

Sigurisht banjot nuk janë vendet më të pastërta në botë, sidomos ato publike, ku nuk dihet se kur janë pastruar për herë të fundit, por njerëzit mendojnë se nëse celulari prek vetëm duart e tyre, gjithçka është në rregull.

Profesorët mikrobiologë Charles Gerba Ph.D dhe Kelly Reynolds, Ph.D., thanë për BuzzFeed mendimin e tyre për përdorimin e celularëve në banjo.

Ata thanë se banjot janë të mbushura me mikroorganizma, pathogjenë dhe mikrobe të traktit të zorrës së trashë, kryesisht të përbërjes fekalore.

Mendoni se banjo juaj është e pasëtr? Ashtu mund të duket, por kjo nuk do të thotë asgjë.

Reynolds tha për BuzzFeed: “Kur shpëlan WC-në, uji me feçe dhe urinë spërkatet në çdo drejtim deri në 2 metra. Dhe mikroorganizmat rriten pas çdo shpëlarjeje, kështu që nëse është një banjo publike, uji i ndotur prek gjithçka, sidomos mbajtësen e letrës higjenike, që ndodhet fare pranë WC-së”.

Kështu që çdo gjë që prekni në banjo përcjell sasira të caktuara feçesh në duart tuaja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit