0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

SHBA, arkeologët gërmojnë shtëpinë e fëmijërisë së Malkom X

Më të lexuarat

Arkeologët sot kanë filluar gërmimin e themeleve të shtëpisë në të cilën kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë njëri nga luftëtarët për të drejtat e njerëzve me ngjyrë Malcolm X në lagjen e Roxbury në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatorët kanë njoftuar se gërmimet arkeologjike do të zgjasin të paktën dy javë, dhe shpresojnë se do të dalin me gjetje të reja në lidhje me jetën e Malcolm Little, apo Malcolm X, i cili në histori mbahet mend si kritiku më i ashpër i Amerikës së “bardhë” dhe krimeve të saj kundër afro-amerikanëve.

Projekti realizohet nga laboratori arkeologjik në Boston, nën mbikëqyrjen e ekspertëve nga Universiteti i Massachusetts.

Luftëtari për të drejtat e afro-amerikanëve Malcolm X u lind më 19 maj 1925 në shtetin e Nebraskës dhe ndërroi jetë më 21 shkurt 1965. Në moshën e tij si fëmijë, racistët e bardhë ia vranë babanë, pasi që ishte pjesë e shoqatës për përmirësimin e jetës së afro-amerikanëve. Vdekja e tij u paraqit si aksident, edhe pse koka ishte ndarë nga trupi.

Pasi nëna e Malcolm-it pas vdekjes së burrit të saj nuk mundi të bëjë shumë për të birin, për të vazhduan të kujdesen vëllai dhe motra e tij. Ditët e adoleshencës të viteve të 40-ta të shekullit të kaluar i kaloi në familjen e motrës së tij në Boston.

Malcolm u qëllua për vdekje në vitin 1965 gjatë një fjalimi në New York. Malcolm u vra nga tre persona të cilët dyshohej se i përkisnin organizatës ‘Kombi i Islamit’. Të tre u dënuan dhe u burgosën.

Malcolm X mbahet mend si udhëheqës në mesin e muslimanëve të SHBA-ve në atë kohë, aktivist i të drejtave të njeriut dhe një nga afro-amerikanët më me ndikim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit