2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bosnja ka njohur pasaportat e Kosovës?

Më të lexuarat

Këshilli i Ministrave i Bosnjës dhe Hercegovinës, në mesin e muajit të kaluar ka marrë vendim, që poseduesit e dokumenteve të udhëtimit me shenjën Republika e Kosovës, mund të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, por paraprakisht duhet të marrin vizë e cila ofrohet në një formular të veçantë dhe me procedurë të posaçme.
Ky vendim në qarqe të caktuara politike, para së gjithash në Republikën Serbe, vlerësohet si hap në drejtim të njohjes së Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës, njofton KosovaPress.

Drejtori i Shërbimit për punë me të huaj në Bosnje dhe Hercegovinë, Dragan Maktic, për mediet serbe, ka thënë se nuk bëhet fjalë për atë që Bosnja ka pranuar Kosovën dhe as dokumentet e saja.

“Sipas vendimit të Këshillit të ministrave të BH-së, qytetarëve të Kosovës vizat u jepen vetëm në situata të caktuara, respektivisht në situatat kur dikush vjen në ndonjë Konferencë ndërkombëtare, me ftesë gjyqësore apo raste të ngjashme. Dhënia e vizave për qytetarët e Kosovës është aq rigoroze dhe nuk lejohet as në situatat edhe kur dikush ka të paguar udhëtim turistik dhe as kur është fjala për udhëtime të organizuara”, ka thënë Maktic.

Burimi i gazetës “Vesti nga Ministria e Punëve të Jashtme të BeH-së i cili ka insistuar në anonimitet ka thënë se vendimi për vizat me pasaporta të Kosovës është ideuar nga ish-ministri i jashtëm Sven Alkalaj, të cilin në vepër e po e zbaton shefi aktual i diplomacisë, Zlatko Lagumxhija.

Vendimi, për mënyrën e marrjes së vizës, për qytetarët me dokumente të Kosovës, është shpallur në Gazetën zyrtare të BH më 16 korrik. Në kuadër të tij janë përfshirë edhe procedurat rigoroze. Përveç saj, Kosova në atë vendim shkruhet me sqarimet, respektivisht si Republika e Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit