0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ivanov: Maqedonia dhe Greqia duhet të bashkëpunojnë në krizën e refugjatëve

Më të lexuarat

Të gjitha aktivitetet të cilat i ndërmori Republika e Maqedonisë në përballje me krizën e refugjatëve janë në përputhje me masat e arritura nga ana e të gjitha vendeve të korridorit ballkanik dhe asgjë deri më tani e ndërmarrë nuk është e njëanshme apo me vetëiniciativë, deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin grek “Star”.

“Greqia e dinte se kur Austria do ta përmbushë kuotën, ajo do të fillojë me mbylljen e tërësishme të korridorit. Kjo ndodhi dhe atë e dinin të gjithë në Greqi. Për këtë arsye ne insistojmë që kur të vijë ai moment, të fillojë të zbrazet territori i Greqisë. Të gjendet mënyrë, nëse përmes korridoreve ajrore, të gjithë që kanë mbetur në Greqi të zhvendosen në vendet e destinacionit ku kanë deklaruar të shkojnë, kryesisht në Gjermani”, deklaroi Ivanov në intervistën për televizionin grek.

Në pyetjen nëse Maqedonia do ta vazhdojë rrethojën në kufirin jugor, Ivanov deklaroi se rrethoja është ngritur me qëllim të mbrojtjes nga migrimi ilegal dhe se falë veprimit të saj Maqedonia siguroi 99 për qind të regjistrimit të emigrantëve ilegalë. “Ne e ruajmë territorin e shtetit tonë dhe për këtë arsye e ngritën telin, jo të mbrohemi nga Greqia, por nga migrimi ilegal i cili vjen nga territori i Greqisë. Derisa ka migrim ilegal, ai tel do të qëndrojë dhe do të ruhet me pajisje për masa të ndryshme taktike operative. Do të instalojmë kamera termale, do të instalojmë sensorë, pajisje, në mënyrë që të parandalojmë kalimin ilegal.

Çdo natë nga 20 njerëz e dëmtojnë rrethojën dhe dëshirojnë të kalojnë ilegalisht. Edhe kjo duhet të ndërpritet. Kjo është në dobi edhe për Greqinë. Kur ata do të dijnë se nuk mund të shkojnë në veri, nuk do të vijnë as në Greqi. Për këtë arsye këtë periudhë duhet të qëndrojmë, të jemi të koordinuar në mënyrë të ndërsjelltë dhe të ndërmarrim aksione të sinkronizuara”, deklaroi Ivanov. Lidhur me bashkëpunimin aktual me Greqinë, Ivnaov tha se ende mungon bashkëpunimi ndërinstitucional dhe besimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit