2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Të lodhur dhe s’keni gjumë? Keni depresion

Më të lexuarat

Disa nga simptomat fizike, të tilla si ndjenja e lodhjes kronike, pagjumësia dhe mungesa e oreksit, mund të jenë një thirrje për të identifikuar pacientët me kancer, por edhe ata të cilët gjithashtu vuajnë nga shqetësime psikologjike dhe që janë në rrezik depresioni.


Alarmi jepet nga hulumtuesit britanikë nga Universiteti i Leicesterit, sipas të cilëve, shenja të tilla si ajo e të ndjerit të lodhur, pa energji, me mungesë oreksi ose përqendrim të dobët, janë tregues të saktë të një gjendje të sëmurë, shpesh në kufi me depresionin.
“Nëse ju dyshoni për këtë, deri në pikën se kjo është një sindromë depresive, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni”, pohojnë hulumtuesit e lartpërmendur.
Duke shtuar se ka edhe shenja të tjera, të cilat duhet të ngjallin dyshime për depresion, si trishtimi i vazhdueshëm, lotët e pashpjegueshëm, humbja ose ulja e interesit dhe kënaqësive, ndjenja e pavlefshmërisë, fajit, humbja e shpresës ose ankthi./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit