-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

“Në çdo 3 minuta një person bëhet refugjat”

Më të lexuarat

Profesori Shirin në vijim të fjalës së tij thotë se më shumë se gjysma e refugjatëve janë fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe më shumë se 40 përqind ishin më të rinj se 12 vjeç

 

STAMBOLL (AA) – ADEM DEMİR- Doç. Dr. Selçuk Shirin, profesor në Universitetin New York, duke vënë në dukje se në çdo 3 minuta një person bëhet refugjat, tha se momentalisht në të gjithë botën ka rreth 60 milionë refugjatë.

Në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), në lidhje me problemin e refugjatëve, Shirin duke vënë në dukje praninë e rreth 60 milionë refugjatëve në të gjithë botën tha: “Kjo është shifra e personave të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre dhe jetojnë në një vend tjetër për shkak të luftrave apo të ndonjë fatkeqësie natyrore. Kjo do të thotë që kjo shifër është më e lartë se sa numëri i popullsisë së një nga vendet më të fuqishme në Europë, atë të Britanisë së Madhe. Për fat të keq kjo shifër sa vjen e rritet kohët e fundit. Për rritjen e numrit një nga shkaqet ka qenë edhe lufta si dhe probleme të tjera në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht lufta civile në Siri. Momentalisht në çdo 3 minuta një person bëhet refugjat. Është hera e parë që një numër kaq i lartë njerëzish janë pa shtëpi”.

Profesori Shirin në vijim të fjalës së tij thotë se më shumë se gjysma e refugjatëve janë fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe më shumë se 40 përqind ishin më të rinj se 12 vjeç.

“Të rinjtë në moshën e pjekurisë nuk mund të largohen nga vendet e konfliktit, ose vendet e tyre. Kjo është arsyeja pse ne shohim njerëz shumë të rinj, dhe fëmijë në radhët e refugjatëve”, tha Shirin.

Ai kujton se shumë refugjatë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre edhe në Amerikën Latine për shkak të grushteve ushtarake dhe luftërave në rajon.

“Në Afrikë, ishte një luftë e madhe civile. Shumë prej tyre kanë lënë shtëpitë e tyre. Sot, për shkak të situatës në Lindjen e Mesme njerzit lënë shtëpitë e tyre duke marrë statusin e refugjatit”, shtoi profesori.

“Situata në Palestinë do të rrisë më tej numrin e refugjatëve. Një luftë civile në Siri ka sjellë rritjen e migrimit,” tha ai, duke shtuar se në qoftë se do të krahasonte numrin e refugjatëve me popullsinë e një vendi, në rastin e Turqisë 3 persona në 100 njerëz janë refugjatë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit