2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gashi: Do të mbaj larg UP-së secilën politikë partiake

Më të lexuarat

Nga universiteti i është rrekur politikës dhe ka lënë politikën për t’iu kthyer Universitetit më të madh publik në Kosovë. Në fakt, për t’u vënë në krye të Universitetit.

Ibrahim Gashi ka shprehur bindjen të ketë dhënë kontribut në politikë për rreth gjashtë vjet sa ka qenë aktiv, por ka mohuar kontributin e politikës në zgjedhjen e tij rektor i Universitetit të Prishtinës.

Prej muajsh ishte publikuar lajmi se ai do të merrte këtë pozitë, sapo UP-ja të organizonte zgjedhjet. Kjo, si kompensim i PDK-së për një ministri që ia ka borxh AKR-së, subjektit politik ku deri para pak ditësh Gashi ishte nënkryetar.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Gashi ka thënë se “fajtori” që është bërë sebep që ai të fitojë garën për rektor duhet të kërkohet tek CV-ja e tij. Ka përmendur faktin se kishte qenë për dy vjet anëtar i organit më të lartë qeverisës të UP-së, Këshillit Drejtues, kishte qenë zëdhënës i UP-së, ishte shef i Degës së Shkencave Politike dhe ishte njeriu që ka formuar Qendrën për përsosmëri në mësimdhënie.

Ai ka thënë se jo që ka obligime ndaj politikës, por do të jetë shumë i përkushtuar të mbajë larg çfarëdo politike partiake që dëmton interesat e universitetit dhe të studentëve.

Nga 1 tetori do ta marr mandatin. Prioritet me urgjencë për të do të jetë digjitalizimi i UP-së. Me këtë projekt synon të flakë indekset dhe fletëparaqitjet, në të cilat bëhet regjistrimi manual i notave.

Ka edhe tri prioritete të tjera kapitale. Më kryesori është nxjerrja e diplomave të përbashkëta me universitete të huaja. Ka thënë se nuk do të merret me të kaluarën, por ka premtuar se do t’ua heqë statusin atyre studentëve që regjistrohen jashtëligjshëm sivjet. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit