0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Turqi: Imami që ligjëron edhe në gjuhën e shenjave

Më të lexuarat

Një imam ligjërues në një xhami në qytetin Kütahya të Turqisë hutben gjatë ditëve të premte e shpjegon në të njëtën kohë edhe në gjuhën e shenjave, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligjëruesi në fjalë i xhamisë Şehitler, Ahmet Aydın, në kuadër të projektit të ndërmarrë nga Kryesia e Çështjeve Fetare (Diyanet) në rajonin Kaastamonu ka marrë arsimin përkatës për të transmetuar hutben dhe ligjëratat e tjera me gjuhën e shenjave për personat me probleme të dëgjimit. Aydın pasi mori kurse të ndryshme në qendrat arsimore në Kütahya ai tashmë gjuhën e shenjave e përdor në mënyrë aktive gjatë ligjëratave të tij.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Aydın, tha se ai përdor gjuhën e shenjave për t’ia transmetuar personave me probleme të dëgjimit hutbet që ai mban gjatë ditëve të premte.

Ndër të tjera Aydın ka vënë në dukje se afërsisht që prej 1 viti iu mëson edhe Kur-an personave me probleme të dëgjimit dhe ka pohuar më tej se: “Nga personat me probleme të dëgjimit të cilët i kam mësuar Kur-an, falënderuar qoftë Allahu kanë nisur të lexojnë. Këtë fillimisht e vërejta si një mangësi dhe pata një kujdes më të tepërt. Ngaqë mërzitesha se ata nuk kuptonin ligjëratën e hutbes bëra përpjekje që këtë t’ia transmetoja me gjuhën e shenjave, ia arritëm dhe besoj se mund të bëjmë edhe më shumë”.

“Kjo më ka kënaqur jashtë mase. Mendoj që këtë shërbim ta rris edhe më shumë duke ofruar vazhdimësinë ” ka theksuar ndër të tjera Aydın.

– Qytetarët me probleme të dëgjimit të kënaqur nga ky zbatim-

Emrah Eker një prej personave me probleme të dëgjimit që fal namazin e xhumasë në xhaminë Şehitler tha se është shumë i kënaqur nga ky zbatim. “Ne më parë edhe pse vinim çdo të premte në xhuma nuk kuptonim asnjë një gjë nga hutbja. Falë këtij zbatimi nga imami mund ta kuptojmë hutbenë. Jemi shumë të kënaqur nga ky zbatim”, u shpreh më tej ai.

Ndërsa edhe Mevlit Dede me probleme të dëgjimit duke theksuar se tashmë falja e namazit të xhumasë është më kuptimplotë u shpreh se, “Jam shumë i kënaqur që hutbetë shpjegohen me gjuhën e shenjave, kam patur shumë përfitime nga kjo. Më parë uleshim këtu e nuk kuptonim asgjë, nuk kishte një zbatim të tillë. Ne lutemi për imamin që kryen një zbatim të tillë”./aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit