1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mustafa Erol – Edhe pse me aftësi të kufizuara po shkruan libër me hundën e tij

Më të lexuarat

Ai quhet Mustafa Erol dhe jeton në qytezën Efeler të qytetit të Aydınit në Turqi. Pas kalimit të një “paralize cerebrale” ai u paralizua në këmbët dhe krahët e tij, por nuk humbi këmbënguljen. Erol me anë të hundës së tij përdor mirë kompjuterin, madje ai momentalisht po shkruan edhe një libër.

Mamaja e tij, Hatixheja thotë për Anadolu Agency (AA) se djali i saj ka kaluar një paralizë cerebrale gjatë lindjes për shkak se ka pasur mungesë oksigjeni. Djali i tyre që sot është në moshën 34 vjeç ka kërkuar nga mamaja e tij një kompjuter.

Mamaja e Erolit shpjegon se pas kësaj kërkese të gjithë janë habitur pasi askush nuk ka besuar që ai mund të përdorë një kompjuter për shkak se nuk përdor dot as këmbët dhe as krahët e tij.

Ajo thotë se djali i saj është shumë kërkues dhe këmbëngulës në jetë. Ajo shpjegon se si djali i saj ka arritur të mbarojë ciklin e shkollës deri në Universitet duke i ndjekur mësimet nga larg për shkak të pamundësisë për të vajtur në leksione. Nëna Hatixheja shpjegon se së fundmi djali i saj ka mbaruar studimet për marrëdhëniet me publikun, ciklin dy vjeçare në Universitetin “Anadolu” me korrespondencë dhe në të njëjtën shkollë edhe degën katër vjeçare të Administrim Biznesit.

Duke thënë se së fundmi ai përdor edhe kompjuterin me metodën e tij nëna e Mustafa Erol thotë se: “Ai ka një dëshirë shumë të madhe për të lexuar libra. Deri më sot ka lexuar rreth 400 libra përfshirë këtu enciklopedi, romane dhe libra të tjerë. Krahas kësaj kishte shumë dëshirë të shkruaj libër dhe për këtë kërkoi dhe një kompjuter. Ne ja morëm që të mos mërzitej, por nuk besonim kurrë që do të mund ta përdorë. Mustafai filloi të përdorë kompjuterin në një mënyrë të paimagjinueshme duke shtypur tastet me hundën e tij. Prej 3 viteve ka arritur të shkruaj 200 faqe libër. Të gjithë habiten për këmbënguljen dhe zellin e madh të tij i cili përdor kompjuter edhe pse duart dhe këmbët e tij nuk i përdor dot”.

– “Medoj që kjo gjë do të jetë një shembull për shoqërinë”-

Babai i Mustafait, Mehmet Emin Erol thotë se djali i tij në librin që shkruan ka zgjedhur si tematikë pengesat që hasin personat me aftësi të kufizuar në jetë.

Djali jonë në të njëjtën kohë mundohet të japë një mesazh për shoqërinë tha babi i tij dhe më tej shton: “Ka mbetur një pjesë shumë e vogël nga përfundimi i librit. Djali jonë në librin e tij duke thënë ‘un shkruaj libër edhe pse me aftësi të kufizuar’ jap një mesazh të qartë që ata që janë të shëndetshëm mund të bëjnë shumë më tepër se kjo. Në 3 vite ka shkruar 200 faqe dhe pak ka mbetur nga përfundimi i tij. Pasi ta përfundojë do ta botojmë. Mendoj që ky libër do të jetë një shembull për shoqërinë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit