Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault ka thënë sot se ai e dënon sulmin vetëvrasës me bombë në qendër të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.
Nga ky sulm mbetën katër të vrarë e 20 të plagosur.
“Unë fuqishëm e dënoj këtë akt të neveritshëm e qyqar, që shkaktoi vdekjen e disa personave”, tha sot përmes një deklarate Jean-Marc Ayrault, duke shtuar se Parisi solidarizohet me Turqinë.
Shpërthimi i sotëm ka ndodhur në një zonë në qendër të qytetit, ku shfrytëzohet nga blerësit për të bërë pazare.
Disa prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.
Raportohet se edhe sulmuesi është në mesin e personave të vdekur.
Pamjet e televizioneve lokale kanë treguar helikopterët e policisë duke fluturuar mbi zonën, nga e cila janë larguar njerëzit.
Një shpërthim i një veture bombë më 13 mars në Ankara kishte lënë të vrarë 37 njerëz. Tri javë para atij shpërthimi, edhe një sulm i ngjashëm kishte lënë të vrarë 29 njerëz të tjerë. Për të dyja sulmet, përgjegjësinë e kishte marrë një grup që lidhet me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.