-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në moshën 76 vjeçare regjistrohet në shkollë të mësojë Kuranin

Më të lexuarat

Kjo histori u kushtohet të gjithë atyre që thonë se është vonë të mësojnë diçka, apo që arsyetohen se nuk kanë mundësi të jenë më të mirë.

Këtyre u tregojmë se një grua e moshuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në shkollë është regjistruar në moshën 76 vjeçare, vetëm e vetëm të përmbush një ëndërr fëmijërore – të mësoj Kuranin.

Ndoshta do të pyeteni a ka pasur sukses në këtë? Po, falënderimet i takojnë Zotit. Le të jetë kjo një nxitje që edhe ju të filloni rrugën e përmbushjes së ëndrrave tuaja. Mbështeteni në Allahun dhe jini të bindur se Ai do t’ju ndihmoj në çdo gjë!

Hanun Haif Muhamed, heroina e këtij rrëfimi është nënë e tre fëmijëve. Ajo në vitin 2011 filloi të prezantoj në orët mësimore të qendrës Jumana, një qendër mësimore për të rritur ku mësojnë edhe rejat e saja. Kur filloi me mësimin ishte në moshën 76 vjeçare.

Ajo është e lindur në Hur Fakkan në vitin 1935. Thotë se gjithmonë ka ëndërruar që të mësoj shkenca të ndryshme, mirëpo nuk ka pasur mundësi për shkak se në vendlindjen e saj nuk ka pasur shkolla.

“Ëndrra ime e kamotshme ka qenë të mësoj, mirëpo nuk pasur mundësi ta realizoj. Tanimë ëndrra ime është realizuar!”, tha Hanun për gazetën Al – Ittihad.

“Ajo që më ka dhënë shpresa ka qenë dëshira për ta mësuar Kuranin. Gjithashtu të gjitha rejat e mia shkojnë në këtë qendër mësimore”, ka shtuar Hanun.

Gazetat në Emirate citojnë edhe deklaratën e Ahmed Mensurit, drejtorit të kësaj qendre i cili ka thënë se Hanun është bërë qytetarja më e vjetër në Emirate që është regjistruar në shkollë.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit