0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Turqi: 75 vjeçarja mëson Kuranin për të qenë shembull për gjeneratat e reja

Më të lexuarat

Në fshatin Elmali të qytetit Yalova, 75 vjeçarja Medine Akcal, shkon në kursin për mësimin e Kuranit që në këtë mënyrë t’u tregojë të rinjve një shembull të mirë.

Mësuesja e kursit, Asiye Akcay, në një bisedë për AA deklaroi:

“Medineja edhe krahas viteve, vjen këtu për të mësuar Kuranin dhe të jetë një shembull për gjeneratat e reja. Është e nevojshme që të rinjtë, të cilët kanë më shumë kushte dhe mundësi, të vijnë më shumë në këto dyer tonat. Atë që Medineja e mëson për dhjet ditë, të rinjtë mund ta mësojnë për një ditë. Ju rekomandojmë të gjithëve, sidomos të rinjve të mësojnë Kuranin”, tha Akcay.

Ndërsa nxënësja më e vjetër e Kuranit, Medine,  tha se më parë ka mësuar Kuranin në bazë të mundësive të saja, ndërsa tani është shumë e lumtur që shkon në kurs të Kuranit edhe krahas moshës së vjetër. Ajo thotë se ka dëshirë të madhe të lexojë kuranin rrjedhshëm.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit