3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kërkoi mangësi dhe kundërthënie në Kuran, gjeti diçka tjetër

Më të lexuarat

Orientalisti Gery Miller, i cili u mundua të gjej kontradiktë në Kuran, pas një hulumtimi të gjatë të këtij libri pranoi islamin dhe tani ligjëron në tematika që kanë të bëjnë me Kuranin, shkruan portali korisno.net

Dr. Gery Miller është profesorë i matematikës dhe logjikës në universitetin e Torontës. Ka qenë njëri nga “thirrësit” aktiv të krishterimit, gjithashtu është prej atyre që ka njohuri të thella në Dhiatën e vjetër

Filloi ta lexojë Kuranin me qëllim që të gjej kundërthënie në të, mirëpo ai mbeti i habitur me atë çka gjeti aty.

Ai në Kuranin Fisnik gjeti gjëra që nuk janë në asnjë libër tjetër. Ai shpresonte të gjejë diçka që ka të bëj me të Dërguarin e Allahut si: ndërrimi jetë i Hatixhes, gruas së tij apo për vajzat dhe djemtë e tij, mirëpo asgjë nga kjo nuk gjet.

Gjëja që e habiti dhe e emocionoi ishte ajo se në Kuran gjeti një sure që mbante emrin “Merjem”, ku flitej me respekt për të. Nuk ekziston diçka e ngjashme në librat krishtere! Në anën tjetër ai nuk gjeti ndonjë sure që mbante emrin e Aishes ose Fatimes r.a

Gjithashtu ai zbuloi se në Kuran Isa a.s përmendet në 25 vende, ndërsa Muhamedi a.s vetëm në katër vende, çka edhe më shumë zgjoi emocionet e tij.

Vazhdoi të lexoj Kuranin duke menduar se do të gjejë ndonjë kundërthënie dhe mangësi, megjithatë arriti tek ajeti i 82 i sures “Nisaa” ku thuhet:

“A nuk persiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.”

Dr Miller thotë: Nga praktika shkencore në kohën e sotme është i njohur rregulli i gjetjes së gabimeve apo zvogëlimit të tyre derisa të vërtetohet korrektësia e tij, ndërsa është e habitshme se Kurani Fisnik i fton muslimanët dhe jomuslimanët që të gjejnë kundërthënie në të, mirëpo nuk mund të gjejnë..

Në lidhje me këtë ajet ai thotë se: Nuk ekziston asnjë shkrimtarë që posedon guxim të shkruaj ndonjë libër dhe të thotë se ajo është e mbrojtur nga gabimet, mirëpo me Kuranin është diçka tjetër, ai të thotë”Në të nuk ekzistojnë kundërthënie”, madje ai të nxit të mundohesh të gjesh kundërthënie, mirëpo nuk mundet të gjesh.

Një ajet tjetër ku Dr. Miller ishte ndalur shumë dhe kishte menduar, ishte ajeti i 30 i sures ” Enbija” ku thuhet:
“A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!

Ai thotë: Po, ky ajet ka qenë temë e hulumtimit tim shkencorë për të cilin unë e fitova çmimin Nobel” në vitin 1973.

Të kthehemi te pjesa e fundit e ajetit ku thuhet se uji është burim i jetës. Dr. Miller thotë: “Në të vërtetë ky segment paraqet mbinatyrshmëri, sepse shkenca moderne vetëm kohët e fundit ka zbuluar se qenia e gjallë përbëhet nga citoplazma e cila përfaqëson 80 % të përbërjes së saj (çdo qenie të gjallë), ndërsa gjëja themelore nga e cila përbëhet citoplazma është “uji”, dhe si ka mundësi që një njeri analfabet që ka jetuar para 1400 vjetëve të ketë njohuri për gjithë këtë përveç se nëse nuk ishte shpallja që i vinte nga Zoti.

Dr. Miller ka pranuar Islamin dhe tani mbanë ligjërata në të gjithë botën. Gjithashtu ai ka zbuluar se Kurani është shkruar me një stil krejt të veçantë të cilit nuk i përngjanë asgjë e kësaj bote.

(Islampress)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit