0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Analizat e gjakut mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

Më të lexuarat

Një analizë e gjakut mund t’i ndihmojë njerëzit të cilët planifikojnë ta lënë duhanin duke u dhënë atyre shanse më të mira për ndërprerjen e duhanit, thotë studimi i ri i Lanvetit.
Studimi konstatoi se 60 për qind e njerëzve të cilët përpiqen ta lënë duhanin përsëri fillojnë me të qysh në javën e parë, përcjell BBC-ja.
Hulumtuesit ende nuk dakordohen rreth matjes se sa kohë një personi i duhet që ta shpërbëjë nikotinën dhe lidhshmërisë se sa do t’i ndihmonte kjo në lënien e duhanit. Nikotina është një nga substancat nga e cila më së shumti ‘varen’ në cigare.

Duhanpirësit kërkojnë më shumë nikotinë kur nivelet e kësaj substanca bien në trupat e tyre, duke i bërë ata që ta ndezin një tjetër cigare. Por, jo çdo organ e shpërbën nikotinën me të njëjtën shpejtësi. Disa ekspertë thonë se njerëzit organizmat e të cilëve e shpërbëjnë shpejt nikotinën kanë dëshirë më të fortë për cigare, dhe kjo do t’ua vështirësonte vendimin që ta lënë duhanin. Në këtë studim, hulumtuesit i monitoruan më shumë se 1200 njerëz në faza të ndryshme të ndërprerjes së duhanit.

Ata e analizuan gjakun e çdo vullnetari në hulumtim për të parë se me çfarë shpejtësie organizmi i tyre e shpërbën nikotinën. Vullnetarët morën flasterë me nikotinë ose pilulë me ilaçin Varenicline, i cili nuk është i bazuar në nikotinë. Të gjithë i vizituan dhe konsultuan ekspertët.

Studimi gjeti se njerëzit që e shpërbëjnë nikotinën me shpejtësi ‘normale’ kishin një shans më të mirë të ndërprerjes së duhanit derisa e kishin marrë ilaçin se ata të cilët kishin marrë flasterë. Edhe pse njerëzit organizmat e të cilëve e kishin shpërbërë nikotinën me shpejtësi më të ngadalshme kishin rezultate të ngjashme, megjithatë kishin efekte anësore më të forta nga ilaçi që e kishin marrë.

Ekspertët që e kishin kryer studimin thonë se shanset për ndërprerjen e duhanit tek njerëzit me metabolizëm normal mund të jenë më të ulëta me flasterë, por ato do të rriteshin me përdorimin e ilaçeve, derisa në njerëzit me metabolizëm më të ngadalshëm ishin më të mirë flasteret. Megjithëse analizat e gjakut tani për tani përdoren vetëm për hulumtim, ato lehtë mund të zhvillohen për përdorim shumë më të gjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit