0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Dobësohuni me hurma Arabe

Më të lexuarat

Duke ngrënë tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do të dobësoheni më lehtë.
Ja hollësitë…

Sipas studimit të realizuar nga spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umraniye bëhet e ditur se me anë të dietës e cila konsiston në ngrënien e tre hurmave një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do ta keni më të lehtë të dobësoheni.

Dieta me hurmë ishte dhe tema e studimit. U analizuan të sëmurët të cilët kanë dhënë katër kile në muaj duke konsumuar hurmë një orë para vakteve. Hurma këshillohet të konsumohet sepse përmban të gjitha llojet e vitaminave dhe të jep ndjesinë e ngopjes. Specialistët të cilët realizuan studimin sugjerojnë që gjatë muajit të ramazanit iftari të hapet me hurmë.

Spitali i studimeve Umraniye është duke analizuar hurmën nga ana shkencore. ‘Pa bërë asnjë ndryshim në programin e ushqyerjes , pacientët tanë obezë kanë konsumuar nga tre hurma një orë para ushqimit. Në këtë mënyrë kanë dhënë tetë kile për dy muaj. ‘ –shprehet shefi i klinikës së spitalit studimor Umraniye Doç. Dr. Mesut Başak.

Me dietën e bërë duke ngrënë nga tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës është vërtetuar se dobësoheni më shpejt sepse hurma të jep ndjesinë e ngopjes dhe përshpejton lëvizjet e zorrëve . Tani ky fakt do të argumentohet me anë të të dhënave mjekësore.

Konsumojeni dhe në syfyr

Duke theksuar se muaji i ramazanit është koha më e përshtatshme për të filluar dietën me hurmë Doç. Dr. Mesut Başak u shpreh kështu : ‘ Të gjithë agjëruesve u sugjeroj ta hapin agjërimin me hurmë. Në vend të ngrënies së ushqimit le të hanë tre hurma , të pine ujë dhe të presin një orë.

Nëse do të hanë iftar pas një ore stomaku do të jetë në fazën e pritjes së ushqimit. Do ta kenë më të lehtë . Me më pak ushqim do të qëndrojnë të ngopur për një kohë më të gjatë. Kjo është një zgjidhje e përshtatshme për ato të cilët kanë probleme me zorrët gjatë ramazanit. Dhe kështu edhe mund të dobësohen. Përsëri u këshilloj agjruesve të hanë hurma një orë para syfyrit. Në këtë mënyrë do të jenë të ngopur gjatë ditës.”

Të gjitha brenda saj

Në studim është analizuar dhe përbërja e hurmës. Të dhënat tregojnë se hurma është një produkt i pasur me vlera ushqyese. 100 gr hurmë përmban 65 gr karbohidrate, 2 gr proteina dhe 0,2 gr yndyrna. Ngaqë përmban sheqer fruktoz nuk përbën asnjë rrezik as për të sëmurët me diabet. Është i vetmi produkt i cili përmban sheqer, proteina dhe yndyra.

Ajo përmban dhe 21 % fibra të cilat ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit të zorrëve duke parandaluar kapsllëkun. Përveç vitaminave A,D,B1, B6, C përmban dhe vitaminat antioksiduese. Përveç mineraleve si hekur, magnez, zink përmban dhe sodium, kalcium. Përkrah veçorive pozitive hurma nuk përmban fare kolesterol.(Mjekesiaislame)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit