1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I BIRI I GADDAFI-T: DUA GJYKIM NË HAGË

Më të lexuarat

Një nga djemtë e diktatorit të ndjerë libian Muammar Gaddafi, Saif al Islam, i cili mbahet i burgosur në Libi, ka deklaruar se dëshiron të gjykohet në Holandë.

Ai akuzohet për krime lufte dhe është shprehur i bindur se gjykimi i tij në atdhe do të ishte i barabartë me dënimin me vdekje.

Në një dokument të prezantuar nga avokatët e tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës, Saif Al Islam ka deklaruar:

“Nuk do të ketë drejtësi në rast se proçedimi im penal bëhet i bazuar në prova të nxjerra përmes torturave”.

Ndërkohë, nënkryetari i gjykatës së Hagës, Cuno Tarfusser ka reaguar ndaj kërkesës në fjalë të bërë nga i biri i diktatorit.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale do të vendosë brenda shtatorit në lidhje me gjykimin e Saif al Islam Gaddafi”, ka deklaruar Tarfusser.

Ai ka shtuar se, autoritetet e reja libiane kanë marrë përsipër juridiksionin e çështjes, ndërsa Haga duhet të vendosë nëse Libia është në gjendje të garantojë një proçes të drejtë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit