-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

3 metoda si të lehtësosh punën në MS Office

Më të lexuarat

Microsoft Word është programi më i përdorur i përpunimit të tekstit. Më poshtë keni një listë me disa sugjerime se si të thjeshtësoni punën në Word:

Riktheni menutë e vjetra të Word-it.
Nëse kaloni nga Word 2007 tek 2010 apo nga një version edhe më i vjetër, ndërfaqja me shirit mund t’ju duket e komplikuar – dhe ka shumë përdorues që nuk i’a kanë marrë enden dorën. Fatmirësisht, ekziston UbitMenu, një shtojcë pa pagesë që kthen menutë e vjetra të versioneve 2003 tek 2007 dhe 2010. Përveç kësaj, nuk e eliminon shiritin duke ju krijuar përparësinë të mësoheni me versionin e ri pa hequr dorë nga i vjetri. Pasi ta instaloni, do të shihni një shirit të ri ngjitur me butonin Home, që quhet Menu. Klikojeni dhe do të gjeni File, Edit, View, Insert, Format si dhe gjithë pjesën tjetër të menuve.

Shtoni ndërfaqen me tab-e
Vështirë të besohet, por edhe në versionin e 2013-ës, Microsoft nuk e ka shtuar ende opsionin e tab-eve për të kaluar nga një dokument në tjetrin. Fatmirësisht, ekziston Office Tabs, e cila funksionon jo vetëm për Word-in por edhe për Excel-in dhe PowerPoint-in. Me Office tabs mund të menaxhoni një sërë dokumentesh brenda së njëjtës dritare, ashtu siç bëni zakonisht me shfletuesin e internetit. Përveç kësaj, kjo shtojcë ju ofron mundësinë e kontrollit të mënyrës se si do të menaxhoni tab-et, ngjyrat dhe llojet e shkrimit që ato duhet të kenë etj. Për më tepër, është falas!

Kaloni në Thumbnail View
Punoni shpesh me dokumente të gjata? Atëherë e dini shumë mirë se sa e vështirë është të navigoni midis faqeve. A nuk do të ishte gjë e mirë sikur edhe Word-i të kishte opsionin e shfaqjes së faqeve ashtu si PowerPoint-i me slide? Ndodhë që edhe ai e ka këtë opsion – dhe është i mrekullueshëm për të kaluar nga një faqe në një tjetër. Klikoni View dhe kontrolloni Thumbnails. Në Word 2003 klikoni View, më pas Thumbnails. Nga ky moment, keni një listë më thumbnail, njësoj si në PowerPoint. Sapo të klikoni njërën faqe, Word-i ju çon menjëherë tek ajo.

Këto janë disa nga sugjerimet se si mund të lehtësoni punën tuaj në Word. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit