-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tabanoc – Miratoc qindra refugjatë të ngujuar, refuzojnë ndihma dhe kërkojnë hapjen e kufijve

Më të lexuarat

Në mes të kufirit të Maqedonisë dhe Serbisë po qëndrojnë qindra refugjatë sirian, të cilat refuzojnë të pranojnë ndihma nga Organizatat e ndryshme humanitare. Ata tashmë 5 ditë ndodhen në këtë gjendje, ndërsa gjënë e vetme që po pranojnë është ushqimin dhe ndihmën mjekësorë për të sëmurët, e që duket se numri i tyre shkak të ftohtit nuk është edhe i vogël.

“Gjendemi në zonën ndërkufitare në mes të Maqedonisë dhe Serbisë ku një numër i madh i emigrantëve sirian në shenjë proteste po qëndrojnë këtu në kushte shumë të këqija duke refuzuar të kthehen në Maqedoni dhe duke të hapet kufiri drejt Europës.”

Ibrahimi nga Siria thotë se në shenjë proteste kanë vendosur që të mos pranojnë asnjë lloj ndihme duke qenë se kërkesa e tyre e vetme është hapja e kufijve.

“Ku jetojmë tash është ftohtë, shi dhe shumë baltë, këto nuk janë kushte normale.  Njerëzit këtu nuk duan asgjë nga organizatat, bile as ushqim, kjo bëhet në shenjë proteste”, u shpreh Ibrahimi, nga Siria.

Organizata humanitare Habitat for Humanity provoi t’u ndajnë disa gjëra higjienike, por ato u refuzuan.

“Ata pranuan disa paketa, por pastaj më të vjetërit u thanë të gjithëve që të mos marrin më. Ata  përmes kësaj proteste po kërkojnë të shkojnë në Europë. Ata janë të ngujuar në këtë rrugë drejt Europës dhe askush në nivel politik nuk po e diskuton këtë”, tha John Finnerty, nga Habitat for Humanity – Maqedoni.

Amiri na tregon se si ai, me motrën dhe nipin gjatë natës i bëjnë ballë të ftohtit,  ndërsa thotë se uji nga shiu hyn edhe në tenda brenda dhe batanijet mbajnë lagështi.

“Është shumë ftohtë, sidomos në mëngjes bëhet ftohtë, gjithë ditën kam tharë batanijet sepse uji mbrëmë ka hyr në tendë“, tha Amiri, nga Siria.

E përderisa këto refugjatë refuzojnë të kthehen në qendrën transitore të Tabanocit, edhe pse ndodhet vetëm 200 metra larg, gjendja në këtë kamp vazhdon të mbetet e keqe, kryesisht për shkak të mbingarkimit.

“Numri i emigrantëve në kamp është i madh, diku  rreth  1070 veta dhe 368 veta në zonën ndërkufitare. Ky është një numër i madh për mundësitë dhe kapacitetet e qendrës tranzitore, por në ndonjë mënyrë ja dalim të ballafaqohemi me situatën”, tha Goran Stojanovski, Koordinator i qendrës transitore Tabanoc.

Ndryshe Maqedonia tashmë 4 ditë ka mbyllur kufijtë për refugjatët, si rezultat i mbylljes së kufijve nga vendet tjera të rrugës ballkanike dhe vendet e BE.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit