-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ky është bullgari që po i ndjekë me automjete të blinduara refugjatët përgjatë kufirit turk (Foto/Video)

Më të lexuarat

I vetëquajturi ‘gjuetari i emigrantëve’, ka organizuar një bandë vullnetarësh për të patrulluar rrugëve dhe kapur azilkërkuesit ilegal në Bullgari, raporton DailyMail.

Bullgari 2Dinko Valev 29-vjeç, ka arritur të sigurojë dy automjete të blinduara për të udhëtuar në territore malore rreth qytetit Yambol të Bullgarisë pranë kufirit me Turqinë, transmeton Telegrafi.

Bullgari 3Ai beson se veprimet e tij kanë dhënë rezultate pozitive në mesin e popullatës, sa që tani po mendon të rekrutojë njerëz tjerë për ta zgjeruar operacionin e tij “të pastrimit”.

Bullgari 4Ai madje kërkon nga qeveria bullgare që të financojë operacionin e tij, dhe ta paguaj për çdo refugjatë që e kapë.

Bullgari 5Robërit e tij janë ankuar se bullgari Valev i ka terrorizuar, të cilët ai i konsideron si emigrant ilegal, xhihadistë apo persona me kërkesa të refuzuara për azil.

“Do ta përshkruaja thjesht një aktivitet sportiv. Ju mund ti cilësoni sportistët si të dhunshëm”, ka deklaruar Valev. /Telegrafi/

http://www.dailymail.co.uk/news/article-3485501/Bulgarian-gangster-organises-migrant-hunting-patrols-Turkish-border.html?ito=embedded

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit