-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti palestinez Abbas takon Zëvendëspresidentin amerikan Biden

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Presidenti palestinez Mahmud Abbas tha se rindërtimi i shpresës për alternativën e zgjidhjes me dy shtete, është çelësi i sigurisë për paqe dhe stabilitet në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA mësohet se Abbas në rezidencën presidenciale në Ramallah ka patur një takim me Zëvëndëspresidentin amerikan Joe Biden dhe delegacionin e tij i cili ndodhet në vizitë zyrtare në rajon.

Abbas vuri në dukje se është e domosdoshme lufta kundër të gjitha llojeve të terrorizmit. “Fitorja kundër terrorizmit dhe DAESH-it, kufjtë e vitit 1967, formimi i shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Jerusalemin Lindor”, deklaroi ai.

Presidenti palestinez theksoi se autoritetet izraelite në 5 muajt e fundit kanë vrarë 200 palestinezë. “Kufijtë e 4 qershor 1967, rindërtimi i shpresës për alternativën e zgjidhjes me dy shtete janë siguria, paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë. Ndërsa fiksimi i pranisë së okupimit dhe vazhdimi i ndërtimeve të vendbanimeve të hebrenjve janë shkaktarë për dhunën dhe gjakderrdhjen në rajon”, tha Abbas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit