-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

VETËVRITET NJË 25 VJEÇAR

Më të lexuarat

M.Koci 25 vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjuetie, ndërsa është gjetur nga familjarët i shtrirë në oborr, rreth 50 metra larg shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën në mëngjes në fshatin Polac të Skenderajt.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se një mashkull, rreth 25 vjeçar, ka gjetur vdekjen si rezultat i plagëve të marra nga armë zjarri dhe nën rrethana të dyshimta me elemente të vetëvrasjes.

Sipas tij, hetuesit po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Në vend të ngjarjes nuk janë identifikuar elemente që do të karakterizonin rastin si vepër penale. Hetuesit kanë marrë si pjesë të provave materiale një gëzhojë dhe pushkën e gjuetisë dy tytëshe, e cila besohet të ishte përfshirë në rast”, ka thënë Hoti, duke shtuar se rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë me elemente të vetëvrasjes klasike të parapërgatitur nga viktima.

Ai theksoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit