0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Në Islam, për gruan, çdo dit është ditë e gruas

Më të lexuarat

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botrave. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi profetin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Vëllezër të nderuar me datën 08 mars 2016 është dita ndërkombëtare e gruas, e cila festohet në mbarë botë, madje edhe ne boten muslimane, e në realitet e njëjta ditë për gruan është më tepër poshtërim sesa ditë e vërtetë e saj.
Allahu xh.sh., gruas në Islam i dha detyrë të shenjtë të nënës dhe asaj që rrit, kujdeset dhe i edukon fëmijët, dhe te ajo ka mbjellë një dashuri të veçantë, që nuk është karakteristikë e krijesave tjera, kështu që ajo është shembull i dashurisë, ngrohtësisë, përkushtimit dhe sakrificës.
Pejgamberi, s.a.v.s. për fëmijët të cilët veprojnë mirë ndaj nënave të tyre ka premtuar Xhennetin, duke thënë: “Xhenneti është nën këmbët e (nënës) tyre”. Islami i ka dhënë gruas të drejtën në pronë private, pa detyrimet e mbështetjes së familjes, e cila është detyrë e burrit, e ka liruar gruan nga xhemati, kështu që kur gruaja e fale namazin në shtëpinë e saj, i cili e ka vlerën – shpërblimin e xhematit, e ka liruar nga obligimi i xhihadit, kështu që kur gruaja e ruan nderin e saj, pasurinë dhe i edukon fëmijët derisa burri i saj është në xhihad, ajo e ndan sevabin me të, ajo ka të drejtë që burri i sajë t’ia caktoj – siguroj gjidhënien për fëmijën e saj, ka të drejtën e garantuar trashëgimore, ka të drejtë të disponojë me mehr dhe të qeverisë me të si dëshiron, …etj.
Allahu xh.sh. në ajetin 14 të sures Llukman thotë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.”.
Nëna, në Islam, ka përparësi ndaj babës dhe atë jo një herë, por tri herë, siç tregohet në këtë hadithin që e transmeton Buhariu:
Transmeton Ebu Hurejre, r.a: “Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s., dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, kush ka përparësi më shumë që ta trajtoj bukur atë?” Ai tha: “Nëna jote” E pyeti: “Pastaj kush?” Ai tha: “Nëna jote” Ai e pyeti: “E pastaj kush?” Ai tha: “Nëna jote”. “E kush pastaj?” “Ai tha: “Babai”
Fëmija është i detyruar të veprojë – të sillet bukur ndaj prindërve të tij, madje edhe nëse ata janë jomuslimanë.
Në anën tjetër Pejgamberi s.a.v.s., na mëson që të sillemi mirë me gratë tona, dhe në hadithin të cilin e transmeton Tirmidhiu thotë:
Nëna e besimtareve, Aisheja, r.a., transmeton se Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që është më i miri për gruan e tij, dhe unë jam më i miri prej jush për gratë e mia”
Pejgamberi s.a.v.s., ia premton Xhennetin atij i cili i edukon bukur tri bija – vajza.
Transmeton Ukbe ibn Amir, r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kushdo që i ka tri vajza, dhe është i durueshëm me to, kujdeset, i ushqen, dhe i veshëmbath nga puna e tij, do të ketë një perde prej zjarrit, në Ditën e Gjykimit!” (Bejhekiu)
Në një version tjetër thuhet se të njëjtin shpërblim do ta ketë edhe ai që i edukon dy vajza, madje edhe ai që edukon një vajzë.
Para disa vitesh, në një vend arab, një familje e pasur erdhi në bregdet, që në atmosferë familjare të kalonin pasditen. Ne afërsi ku ata ishin vendosur, panë një grua të vjetër që ishte ulur vetëm, në një copë haser dhe dukej se ishte duke pritur dikë. Kur filloi të bjerë errësira, iu afruan dhe e pyeten nëse ka nevoje ta dërgojnë diku. Ajo tha se është duke pritur djalin e saj, i cili do të vij e ta marrë. Ata i thane se është vonë dhe nuk është mirë që të qëndroj aty vetëm, e panë në dorë e saje një copë letër dhe e luten që t’ua japë, duke menduar se në të është numri i telefonit apo adresa, që të kontaktojnë me familjen e saj…, të vijnë ta marrin apo ata ta dërgojnë në shtëpi. Kur e morën nga duart e saj copëzën e letrës se ndrydhur, me lot në sy e lexuan: “Kushdo që e gjen këtë grua të vjetër, menjëherë le ta dërgojnë në shtëpinë e pleqve!”
Në një rast, Esma bint Jezid el-Ensari shkoi te Pejgamberi, s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë jam e dërguar për pjesën femërore të xhematit, të gjitha ato flasin si unë. Ty të dërgoi Allahu pejgamber për burra dhe për grat. Ne besuam në misionin tënd dhe po të pasojmë. Por, ne gratë, ndjehem të diskriminuara për shumta vepra të mira, sepse ne jemi të kufizuara me qëndrim në shtëpi, duke ua plotësuar dëshirat e burrave dhe lindjen e fëmijëve. Ndryshe nga ne, burrat kanë shans për të na kaluar në vepra të mira në shumë fusha: ata e falin namazin e përditshëm me xhemat, marrin pjesë në varrimin – përcjelljen e xhenazes, shkojnë për të luftuar dhe bëjnë xhihad, e ne gjatë asaj kohe ua ruajmë pronat dhe ua rrisim fëmijët e tyre. O i Dërguari i Allahut, ne gratë a do të kemi një pjesë nga shpërblimi i burrave?”
Pas kësaj, Pejgamberi s.a.v.s. iu drejtua shokëve të tij dhe i pyeti ata:
“A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë grua të bëj pyetje rreth besimit të saj më të bukur se të kësaj gruaje?”
Sahabët u përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut, sa na përket neve, besojmë –se këto gra janë mjaft të rralla.”
Pastaj Muhamedi, s.a.v.s., përsëri iu kthye Esmas dhe i tha:
“Esma shko dhe informojë të gjitha gratë muslimane se sjelljet e mira dhe bindja ndaj bashkëshortëve tuaj, në mënyrë që ata të jenë të lumtur dhe të kënaqur me ju, vlen më shumë se të gjitha veprat e mira të njerëzve, që ti i numërove! ”
Ideja për 8 marsin, si “Ditë Ndërkombëtare e Gruas” i takon Clara Cetkin Eisner (1857 – 1933), luftëtare gjermane për të drejtat e grave. Cetkin ishte shumë i interesuar për politikë të grave, duke përfshirë edhe luftën për barazi dhe votim të grave. Ajo e zhvilloi lëvizjen e grave social-demokrate në Gjermani, në vitin 1907 u bë udhëheqëse e “Zyrës së Grave” të SPD-së. Organizoi manifestimin e parë të “Ditës Ndërkombëtare të gruas” me 8 mars 1911, Klara Cetkin u bëri thirrje të gjitha grave të botës në:

1. Dashuri të lirë, pa kufij.
2. Të drejtën e njëanshme për divorc – shkurorëzim.
3. Të drejtën për abortim.
4. Festimin e 8 marsit, si Ditë Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo përmes këtyre katër parimeve, i thirr edhe gratë muslimane që të braktisin vlerat morale dhe t’u nënshtrohen pasioneve të tyre. Prandaj, të gjitha gratë që e shënojnë – festojnë 8 marsin, pranojnë poshtërimin dhe degradimin e femrave, si qenie njerëzore, të cilat Allahu xh.sh., ua ka besuar rolin – detyrën e shenjtë të nënës, e cila lind, ushqen dhe edukon fëmijët e saj, e cila ruan nderin e vet dhe nderin e familjareve të saj, dhe e cila për këtë arsye ndan të gjitha thevabet me bashkëshortin e saj që ai i fiton me punët, për të cilat ai është përgjegjës.
Islami i ka caktuar një pozitë të lartë gruas dhe gruaja muslimane gjatë tërë vitit i ka ditët e saj, në të cilat është e respektuar dhe në të cilat gëzon të gjitha të drejtat e saj. Si muslimanë, e nëse për këtë kemi mundësinë, lule mund t’iu sjellim çdo ditë nënave tona, grave, bijave dhe të rejave, e kështu të tregojnë vëmendjen tonë.
Tetë marsi është dita e degradimit të gruas, e jo ditë e afirmimit të saj, kjo është një ditë në të cilën meshkujt dhe shoqëria nëpërmjet një trëndafil të kuq, duke u përpjekur për të shlyer gabimet e tyre gjatë vitit. Kjo është një ditë në të cilën organizohen ndeja, përmbajtja kryesore e të cilave janë haramet e ndryshme dhe kjo është dita në të cilën shitet, blihet apo ofrohet falas nderi i një gruaje, në mënyrën më primitive.
Pra, motra te respektuara dhe të nderuara, pranoni Islamin dhe hiqni dorë nga imitimet e të huajve, bëhuni të bindura ndaj burrave të juaj dhe kërkoni nga ata që të jenë të drejtë dhe të kujdesshëm ndaj juve!
Vëllezër dhe motra, të jemi të bindur ndaj nënës sonë, të sillemi bukur me gratë tona, t’i edukojmë bijat tona nga burimet e pastra të Islamit, të bëjmë gara në të mira që ta meritojmë Xhennetin i cili na është premtuar!
I lutemi Allahut xh.sh., të na forcojë në rrugën e Islamit, që t’i ndihmoj vëllezërit tanë në çdo vend ku të drejtat e tyre janë të cenuara, që mos të na sprovoj me dhunën e sundimtarëve te dhunshëm dhe me atë që nuk mund ta durojmë, të na bëj prej atyre që i ruajnë të drejtat e atyre të cilat u përkasin, që të kemi mëshirë për prindërit tanë, që fëmijët tanë t’i bëj gëzim të syve dhe zemrave tona dhe udhëheqës të ummetit, që të jetë i mëshirshëm në Ditën e Gjykimit dhe në Xhennet të na nderoj në shoqërinë e pejgambereve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe njerëzve të mirë! Amin !!!

Nezim Haliloviq – Muderris
Përshtati: Esat ef.Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit