4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

SIRI: LUFTIME TË ASHPRA NË ALEPO

Më të lexuarat

Sipas Observatorit sirian të të drejtave të njeriut me seli në Londër, në orët e para të mëngjesit kanë rinisur sulmet ajrore të forcave të regjimit të Assad. Observatori thotë se mbi Alepo janë parë të fluturojnë edhe avionë ushtarakë si dhe janë dëgjuar shpërthime të fuqishme, transmeton TCH.

Shpërthime ka pasur në zonat që kontrollohen nga rebelët, ndërkohë që këta të fundit kanë fortifikuar rrugët hyrëse në qytet për t’u bërë ballë sulmeve të artilerisë së rëndë pro-qeveritare.

Ndërkohë, kreu i opozitës u ka bërë thirrje të gjitha vendeve aleate të armatosin rebelët, të cilët tha ai kanë nevojë për mbështetje në armatime dhe logjistikë për të vazhduar rezistencën, sidomos në Alepo, qytetin me 2.5 milion banorë, i konsideruar pikë strategjike si ekonomike ashtu dhe ushtarake për të kontrolluar të gjithë veriun e Sirisë.

Strategjia e opozitës së armatosur ngjason me atë të kryengritësve libianë gjatë rrëzimit të Muamar Gadaffit. Qyteti i dytë më i madh në Libi, Bengazi ishte ndër qytetet e para të marra nga protestuesit duke u shndërruar më vonë në bazën e koordinimit të rebelëve në marshimin e tyre drejt Tripolit. Të njëjtën gjë synojnë edhe sirianët të bëjnë, por me Alepon.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit