6.2 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Së shpejti, energji elektrike nga dritaret

Më të lexuarat

Shkencëtarët nga Universiteti në Kaliforni (UCLA) kanë krijuar celula solare transparente të cilat mund të krijojnë energjinë elektrike.

Celulat solare polimere (PSC) krijojnë energjinë elektrike duke absorbuar dritën infra të kuqe. Shkencëtarët celulat solare i kanë krijuar nga plastika fotoaktive e cila konverton dritën infra të kuqe në elektricitet.

“PSC-të tona janë krijuar nga materiali i ngjashëm me plastikën prandaj janë të lehta dhe fleksibile. Megjithatë, shumë më e rëndësishme është që mund të prodhohen në sasi të mëdha me çmim të ulët”, ka thënë Yang Yang, profesor i inxhinierisë në UCLA.

PSC-të e krijuara nga polimeret të cilat konvertojnë dritën diellore në energji elektrike, kanë tërhequr vëmendjen e madhe të publikut për shkak të përparësive të veta ndaj teknologjive që ekzistojnë momentalisht për krijimin e celulave solare.

“Këto rezultate krijojnë potencial të ri për celulat solare polimere transparente si komponentë shtesë të pajisjeve mobile elektronike, dritareve të mençura, si dhe për shumë aplikime tjera,” ka thënë Yang.

Shkencëtarët edhe më herët kanë tentuar të krijojnë PSC transparente ose gjysmëtransparente. Këto përpjekje kryesisht kanë rezultuar me transparencë dhe efikasitet të ulët. Shkencëtarët materialin e ri e kanë krijuar duke përdorur përzierjen e nanotelave të argjendtë dhe nanotelave të dyoksidit të titaniumit./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit