1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Simbolet në Shkup, debat i nxehtë në “Click Plus” (VIDEO)

Më të lexuarat

“Simbolet që ‘prishin’ punë” ishte tema për të cilën u debatua mbrëmë në emisionin Klik Plus. Nënkryetari i BDI-së Izet MExhiti tha se vendosja e kryqit në Butel, nuk është kundër përgjigje e shqiponjës. Sipas tij shqiponja është vendosur për respektimin e ish luftëtareve të UÇK-së.

“Monumenti i shqiponjës është vendos për realizim të një ideali, për respekt ndaj kësaj vlere. Dhe unë nuk mund të kuptoj komunitetin tjetër që të reagon për shqiponjën kur në anën tjetër janë vendosur shumë figura, pothuajse tërë kopshtin zoologjik”, u shpreh Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Ndërsa nga ana tjetër këshilltari i PDSH-së në Qytetin e Shkupit Idriz Orana tha se vendosjet e monumenteve në Shkup po bëhen me procedura ilegale.

“Pasi që kjo është në rrugën “Makedonska Brigada” dhe “Llazar Trpovski”. Ato janë rrugë kryesore që i mirëmban qyteti i Shkupit.

Tani të ka kap meraku, pse i kemi hy në hise Koce Trajanovit?

Jo ti Koce Trajanovi s’ke çka i hyn në hise, sepse shumë mirë me të i ndan tenderët edhe hajnit edhe të gjitha gjërat”, tha Idriz Orana, Këshilltar i PDSH-së.

Gazetari Arben Ratkoceri theksoi se në raste të këtilla mundet ë situata të del jashtë kontrollit dhe të nxiten konflikte të armatosura.

“Nuk duhet të gjendemi në një situatë që këtë proces tani, duke shfrytëzuar pretekstin e kryqit I cili do të jetë i ndihmuar nga partia VMRO DPMNE, dhe mos të na del situate të nga kontrolli. T’mos harrojmë se ne shqiptarët në kohët e fundit në rajon kemi shkuar deri në ekstreme të mëdha, kemi prodhuar ushtar për luftëra për organizata të ndryshme terroriste dhe nuk duhet të na habit që mund të gjendemi në një situate edhe më të keqe”, tha Ratkoceri.

Analisti Albert Musliu tha që kjo që po ndodh është diskriminim, pasi sipas tij ligjet vlejnë vetëm për shqiptarët.

“Si ligji vlen për Komunën e Gostivarit ose për komunat tjera shqiptare, te ne qendra akoma quhet Marshall Tito, se nuk mund të ndërrohet emiri. Si për disa sende vlen ligji për shqiptarët, ndërsa për komunat tjera nuk vlen. Ju kishit problem me ndërrimin e emrave të shkollave, ndërsa Komuna e Butelit e kalon një vendim në mënyrë eksprese, ajo është  e pafalshme”, theksoi Analisti, Albert Musliu.           

Teologu edhe analisti, Ramadan Ramadani, tha se ajo që e ka bë VMRO-ja në rastin e kryqit dhe ajo që ka bë BDI-ja në rastin e shqiponjës, është uzurpim i simboleve.

“Si mundet atë ditë Gëzim Ostreni kryetar I një partie tjetër, por nuk thirret në një vend ku ka qenë shef i shtabit i asaj ushtrie çlirimtare kombëtare. Sipas fesë ortodokse nuk lejohet, kjo është e huaj për praktikën e tyre. Kjo është sikur ne me bë një minaret pa xhami”, tha Ramadan Ramadani, Analist dhe Teolog.

Në këtë debat analistët gjithashtu theksuan se keqpërdorimi i fesë dhe i simboleve është tejet i rrezikshëm, duke parë atë se çfarë po ndodhë nëpër gjithë botën.

https://www.youtube.com/watch?v=cTMizfdZB5E

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit