8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjithmonë president

Më të lexuarat

Edhe pse mund të jesh president vetëm për disa ditë, tërë jetën mund të jetosh si “boss”. Për këtë beneficion është kujdesur vetë “paria” e shtetit, duke iu siguruar privilegje ish-presidentëve edhe në rastet kur nuk e përfundojnë mandatin.
Benefitet pas-presidenciale nuk ndalen vetëm me një pagë 2 mijë euro, por duke pasur në dispozicion zyrë, veturë, staf, mbrojtje të afërt nga policia… etj.

Shoqëria civile i konsideron privilegjet e tilla si absurde dhe të turpshme, duke marrë parasysh se Kosova është vendi më i varfër në rajon, shkruan “Zëri”.

Avni Zogiani nga organizata “Çohu”, thotë se do të ishte ndjerë i turpëruar dhe i padinjitetshëm që të gëzonte privilegjeve të ngjashme me një rrogë aq të majme mujore në shtetin më të varfër në rajon.

“Pra, në këtë rast, kemi të bëjmë me një pushtet që nuk ka turp dhe ndjeshmëri, por që ekziston vetëm për hir të vetvetes dhe të gjitha benefitet ia atribuon nevojave të veta. Vetë fakti se vazhdojnë të marrin rroga të majme edhe pasi të dalin nga zyrat e Presidencës është mungesë themelore e ndjeshmërisë për shtetin e tyre”, ka thënë ai.

Edhe Petrit Zogaj nga organizata “Fol” rikujton se qytetarët e Kosovës kanë një memorie jo të këndshme me dy presidentët paraprakë (Fatmir Sejdiu dhe Behxhet Pacolli), të cilët e “dorëzuan” mandatin për shkak se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kanë shkelur Kushtetutën… /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit