2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vajza nga Gaza e cila menaxhon anijen Orion të NASA-s

Më të lexuarat

Një palestineze nga Gaza është njëra nga figurat kryesore në menaxhimin anijes kozmike të NASA-s dhe është përgjegjëse për testimin e programit software/hardwar i cili shërben që anija të punoj si duhet.

Faqja e NASA-s në Facebook ka publikuar këshillat e inxhinieres Sohi Alqeshawi për suksesin e saj.

“Si një inxhiniere e lartë e cila punon në Orion unë jam përgjegjëse për programin software/hardware i cili shërben që komandat kompjuterik të avionit të punojnë si duhet, thotë ajo.

Alqeshawi rolin e saj në programin e NASA-s e quan shumë “cool”. Simuloj me misionet e Orionit gati se çdo ditë mu sikur fluturojmë në hapësirë. Testoj sistemet që nga nisja, fluturimi dhe kthimi në tokë.”.

Sa i përket rolit të saj, ajo sqaron: “nëse gjej ndonjë problem, e zgjidh dhe përsëri i testoj që të siguroj një fluturim të sigurt për ekuipazhin tonë të ardhshëm.

Ajo sqaron edhe arsyet e pasionit të saj për anijet kozmike. “Si një vajzë e vogël jam rritur në Rripin e Gazës, dhe gjithmonë ja mahnitur me anijet kozmike. Kjo më ka nxitur të bëhem pjesë e programeve kozmike. Erdha në Hjuston për të diplomuar. Pas diplomimit fillova të punoj në Space Shutle.

“Këshilla ime për vajzat e reja në të gjithë botën është: “Në jetë gjithmonë duhet të keni ëndrra të mëdha dhe punoni pandërprerë për realizimin e tyre. Ëndrra ime është realizuar thotë kjo vajzë e re.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit