3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presidenti Erdoğan vizitë në Gana

Më të lexuarat

AKRA (AA) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin e Ganës, Akra, e cila është edhe vizita e dytë e turit në Afrikën Perëndimore raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, në aeroportin ndërkombëtarë Kotoka të Akra-s është pritur me ceremoni nga Zv.Persidenti i Ganës, Kwesi Amissah Artur, ministrja e Jashtme Hanna, Ttteh si dhe ministri i Mjedisit, Mahama Ayariga.

Gjithashtu në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorja e Turqisë në Akra, Nesrin Beyazıt si dhe punonjësit dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës. Ndërsa theksohet se Presidenti Erdoğan, ka ndjekur shfaqet e grupit të valleve lokale të cilët mbanin në duar flamuj të Turqisë dhe të Ganës.

Ai do të ketë një takim me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama, ku pritja zyrtare për Erdoğan do të zhvillohet në zyrën e presidencës.

Ai në vizitën e tij në Gana shoqërohet nga bashkëshortja Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Urban, Fatma Güldemet Sarı, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitaş, dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, İsmet Yılmaz.

Pas vizitave të ndryshme në kryeqytetin Akra, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan më pas nga Gana do të kalojë për vizitën e radhës në Nigeri.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit