3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkencëtarët tregojnë pse mjalti është ilaçi më i mirë natyral

Më të lexuarat

Mjalti është një super ushqim me plot probiotikë, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Ajo është e pasur me vitaminë A, vitaminë B2, B5 dhe vitaminë C.

Ajo gjithashtu përmban edhe shumë minerale: duke përfshirë kalcium, magnez, kalium, hekur, bakër, jod dhe zink. Nëse aplikohet në mënyrë korrekte, mjalti mund të vrasë shumë patogjenë të tillë si MRSA dhe bakteret që hanë mishin.

Efektiviteti i mjaltit qëndron tek aftësia e saj për të luftuar infeksionet në nivele të shumëfishta, duke e bërë më të vështirë për bakteret që të rezistojnë, transmeton Lajmi.net.

Biokimisti Peter Molan studioi antibiotikët natyral si mjaltin për 25 vite. Ai gjeti se mjalti është shumë efektiv në vrasjen e baktereve më rezistuese ndaj antibiotikëve.

Ai thotë: “Ka shumë dëshmi, dëshmi klinike, që tregojnë se mjalti është ilaçi më i mirë natyror”.

Mjalti është shumë i fuqishëm dhe efektiv në shkatërrimin e baktereve. Shkenca më në fund i ka konfirmuar aftësitë anti-bakteriale të mjaltit, pasi që është përdorur për shekuj me radhë.

Mjalti përmban një proteinë që krijohet nga bletët e quajtur ‘defensin-1’. Kjo proteinë është vrasësi aktiv i mikrobeve dhe baktereve, transmeton Lajmi.net.

Dhe natyrisht, ju duhet të siguroheni që të blini mjaltë origjinale dhe jo të përpunuar, pasi që nxehja e saj gjatë përpunimit i shkatërron të gjithë ushqyesit dhe enzimat. Kështu, ju duhet të gjeni mjaltë nga ndonjë fermer lokal në zonën ku jetoni, për t’i marrë të gjitha përfitimet shëndetësore në trupin tuaj.

(Lajmi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit