3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tragjedi në Brazil – arrestohen personat që ushqeheshin me mishin e grave

Më të lexuarat

Tre anëtarë të një sekti brazilian janë arrestuar të premten nga policia lokale nën akuzën se hanin mbetjet trupore të grave të ndryshme, të vrara nga vetë ata sepse i konsideronin “të pista”.

Rituali makabër ka ndodhur në shtetin Pernambuko, një ndër më të varfërit në Brazil. Në pranga ka përfunduar edhe një grua 51-vjeçare, që ka rrëfyer për policinë se kishte shitur në rrugë sanduiçe me mishin e viktimave.

Tre personat e arrestuar dyshohen se kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë dy vajza, të cilat i kishin mashtruar me premtimin për 400 dollarë në muaj në këmbim të një pune si kujdestare fëmijësh.

Mbetjet trupore të dy viktimave janë gjetur mbrapa një shtëpie në qytetin Garanjus, ku vepronte dhe sekti që quhej Karteli.

Forcat e rendit kanë sekuestruar edhe një axhendë ku janë të përshkruara mënyrat kryesore të ekzekutimit të sektit, ku përfshihej kanibalizmi, i ushtruar ndaj grave që thuhej se u përkisnin sekteve rivale, me qëllim “pastrimin” e tyre.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga policia, tre të arrestuarit kishin në program të rrëmbenin, vrisnin dhe hanin të paktën tre femra në vit./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit