1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan: Turqia mbështetë marrëveshjen për ndërprerje të luftimeve në Siri

Më të lexuarat

“Edhe ne duam që vëllezërit tanë të mund të marrin frymë lirshëm”, tha Erdogan sot gjatë një takimi me përfaqësuesit e instancave më të ulëta të pushtetit lokal

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se marrëveshja e arritur për ndërprerje të luftimeve në Siri është një punë pozitive dhe se Turqia mbështetë pajtimin i cili do ti mundësojë popullit sirian të marrë frymë lirshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan sot në Ankara priti në një takim përfaqësuesit e instancave më të ulëta të pushtetit lokal nga disa rajone në jug dhe jugperëndim të vendit, në të cilin takim foli edhe për zhvillimet në Sirinë fqinje.

“Gjithsesi se është punë pozitive marrëveshja për ndërprerje të luftimeve në Siri. Edhe ne duam që vëllezërit tanë të mund të marrin frymë lirshëm, dhe ne përkrahim këtë pajtim. Mirëpo, me këtë marrëveshje për pajtim regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij përgjegjës për vdekjet e gjysëm milioni njerëzve u jepet një përkrahje e hapur dhe e fortë, ndërsa për opozitën siriane përdoret një gjuhë e paqartë”, tha Erdogan.

Ai pohon se situata në Siri do të jetë dëshpruese nëse regjimi sirian, Rusia dhe strukturat terroriste siç janë PYD/YPG-ja, bëjnë përcaktimin se kush, cilit grup opozitar i takon.

“Jemi të brengosur se mund të hapet dera për një tragjedi akoma më të madhe, nëse xhelati dhe viktima futen në thes të njëjtë, ndërsa kontrolli ti jepet xhelatit”, tha Erdogan.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit