1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Efiçienca (efikasiteti) vs. Efektiviteti

Më të lexuarat

Efiçienca (ang.: Efficiency) –  term i përdorur në shkencat ekomomike me kuptim të ngjashëm me produktivitetin.
Në qarqet edukative dhe treningut të administratës përkufizohet edhe si: lidhje ndërmjet rezultatit, në kuptimin e mallrave, shërbimeve ose prodhimeve të tjera (rezultateve) dhe burimeve të përdorura për t’i prodhuar ato.

Efiçiencë do të thotë arritje e rezultateve cilesisht te larta, me perdorim minimal te burimeve e ne kohën me te vogël te mundeshme. Eficenca pra nenkupton qe te veprosh ne një mënyrë te tillë qe të mos keqperdoresh burimet.

Efiçientë: Kryerja e një funksioni në mënyrën më të mirë të mundshme, me sa më pak mbetje dhe me humbje sa më të pakët të kohës dhe mundit.

 

Efektiviteti (ang.: effectiveness ) është term me të cilin shprehet vlersimi i ndikimit të një objekti apo veprimi në një dukuri a proces.
Në shkencat ekonomike me Efektivitet nënkuptohet niveli i realizimit të objektivave dhe marrëdhëniet ndërmjet rezultatit të pritur dhe rezultatit faktik të veprimtarisë.

Efektiviteti eshte aftësia për te zgjedhur objektivat e përshtatshme dhe mjetet e duhura për arritjen e tyre. Efektiviteti do të thotë ti besh gjërat qe duhen ne kohën e duhur dhe ne mënyrën e duhur.

Efektiv: Permbushja adekuate e një qëllimi, prodhimi i një rezultati të synuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit