0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shqiptarja Blerta Kamberi si shembull i integrimit

Më të lexuarat

Blerta Kamberi ka pasur dikur një lloj krize identiteti mes Islamit dhe kulturës zvicerane, por tani ajo di më së miri ti kombinojë ata.

Historia e saj ka diverzitete. Në njërën anë ka Islamin, religjionin e prindërve të saj, shqiptarë nga Maqedonia, ndërsa në anën tjetër Zvicrën, vendin ku ka lindur. Ajo është 20 vjeç dhe studion drejtësi në univerzitetin e Cyrihut. Është edhe anëtare e Bashkësisë Islame të Studentëve në Cyrih, gjithashtu edhe kryetare e grave pranë xhamisë Wiler. Për atë, të treja institucionet ku bën pjesë janë ura lidhëse dhe se Zvicra nuk duhet të ketë shoqëri paralele. Ajo e sheh veten si ndërmjetësuese.

20 vjeçarja është e vetëdijshme për steriotipet që qarkullojnë për muslimanët. Njëherë, kur udhëtonte me tren dëgjoi bisedën mes dy zviceraneve, duke folur për sulmet e Parisit dhe duke ofenduar mbulesën Islame. “Fatmirësisht këto ofendime nuk ndodhin shpesh,” thotë Kamberi për NZZ, duke shtuar se veçanërisht në fakultet ajo nuk ofendohet asnjëherë, shkruan Bota sot.

Kamberi thekson se mbulesa nuk është simbol i islamit, siç përfytyrohet rëndom nga jo muslimanët. Gjithashtu Islami është keqkuptuar jo vetëm ndaj terrorizmit, por edhe të drejtave të grave. Ajo më pas tregon disa ajete, ku kurani flet për të drejtat e gruas (surja 3, ajeti 195) dhe mëkatin e madh të vrasjeve të njerëzve të pafajshëm (surja 5, ajeti 32).

Besimi dhe shkollimi

Kamberi kaloi fëmijërinë në Marwil, një fshat me rreth 900 banorë. Prindërit e saj erdhën në Zvicër në vitin 1993. Në moshën katër vjeçare ajo shkoi në Kopshtin e Fëmijëve, ndërsa në shkollën fillore është ndjerë si e përjashtuar. Ajo ishte e vetmja në shkollë që agjëronte dhe i duhej kohë të gjente shoqe zvicerane. Megjithatë ajo e nxitur nga fjala e parë kuranore, “Lexo”, kishte vetëm një qëllim, të bëhet e para dhe tu tregojë tjerëve se është me e mira në shkolle.

Ajo ka pasaportë maqedonase, por i plotëson të gjitha kushtet për shtetësinë zvicerane. Në testin e nënshtetësisë, ajo mori 77 nga 78 pikë të mundshme, duke treguar njëherësh edhe zellshmërinë e saj.

Përpara se të studionte drejtësi, si temë mature ajo mori martesën mes një shqiptari dhe zviceraneje. Blerta Kamberi shkroi 110 faqe, me tezën për të lidhur dy botë të ndryshme. Kjo i pëlqen asaj.

Titulli i temës: “Një jetë e lumtur”.

Marrë nga e përditshmja zvicerane NZZ.ch
(inaonline)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit