4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përse unë?

Më të lexuarat

Artur Robert Ashe, ka qenë lojtar i famshëm tenisi dhe njihet si legjenda e Wimbledon. Ai ndërroi jetë pasi u sëmur me sida, pas një transfuzioni gjaku. Para vdekjes, i patën ardhur shumë letra nga simpatizantë nga të katër anët e botës. Në një nga letrat, dërguesi pyeste:”Përse të zgjodhi ty Zoti të vuash nga kjo sëmundje e mallkuar?”

Artur iu përgjigj me një koment domethënës:”Nga e gjithë popullsia e botës, 500 milionë fëmijë i kanë hyrë lojës së tenisit. Prej tyre, 50 milionë i kanë mësuar rregullat e lojës. Nga këta pesëdhjetë milionë, vetëm pesë milionë ia arritën të luajnë tenis. Prej tyre, pesëdhjetë mijë arritën të luajnë tenis profesional. Vetëm pesë mijë prej tyre arritën të luajnë në kampionatin Grand Slam të tenisit në Francë. Ishin pesëdhjetë lojtarë ata që mundën të marrin pjesë në kampionatin Uimbeldon në Britani. Vetëm dy prej tyre arritën në finale dhe prej tyre, vetëm njëri e fitoi kupën. Në fakt, isha unë fituesi i asaj kupe. Kur mora kupën në duar dhe e ngrita lart plot gëzim, nuk e pyeta Zotin asohere: Përse unë o Zot?! Përse tani që më kaploi kjo sëmundje të them:”Përse unë o Zot?!”

Profeti Muhamed a.s thotë:”Është e çuditshme puna e besimtarit, pasi gjithçka është në favorin e tij dhe kjo nuk është veçse për besimtarin. Nëse i vjen një e keqe, ai duron dhe durimi është në favorin e tij. Nëse i vjen një e mirë, ai falenderon dhe kjo është në favorin e tij.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit