3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Këshilltari i presidentit serb nxjerret jashtë Kosovës

Më të lexuarat

Vizitën e këshilltarit të presidentit serb (Tomisllav Nikoliq), Marko Gjuyriq në manastirin e Graçanicës sot e ka ndërprerë Policia e Kosovës, megjithëse kjo vizitë ishte e paraqitur në mënyrë të rregullt në EULEX dhe nuk kishte karakter politik, njofton Shërbimi për shtyp i Presidencës serbe.

Në këtë komunikatë thuhet se gjatë vizitës së këshilltarit Gjuriq në manastirin e Graçanicës, ka ndodhur një incident, pasi forcat e Policisë së Kosovës e kanë ndaluar automjetin në të cilin gjendej delegacioni, dhe pastaj me përcjellje e kanë dërguar në Merdare.

Sipas këtij shërbimi, “ky është edhe një tentim që, para vazhdimit të negociatave, të frikësohet popullata joshqiptare në Kosovë e Metohi”, duke e cilësuar njëkohësisht këtë si “provokim të radhës të institucioneve të Prishtinës”.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit