1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Isufi: Në Qeveri vetëm me Ramushin kryeministër!

Më të lexuarat

Zërat se do të mund të ketë ndryshime në konfiguracionin qeveritar, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i cilëson si kalkulime nga qarqe të caktuara, të cilat nxiten për shkak se Qeveria aktuale është e çakorduar.
“Kemi të bëjmë me zëvendëskryeministra të cilët ballafaqohen me ligjin, ministra po ashtu. Kemi shkarkime në nivelin qeveritar, kemi dorëheqje dhe kthime”, ka thënë Isufi, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

Ndërkohë, ai ka mohuar se aktualisht AAK-ja është në negociata për të hyrë në Qeveri. Sipas tij, ata nuk duan që t’i bëjnë këto pazarllëqe për interesa të ngushta partiake e personale. Ahmeti thekson se AAK do të mund të hynte në qeverisje nëse do të bëhej kryeministër Ramush Haradinaj.

Isufi vlerëson se tashmë është bllokuar procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhore. Ndërkohë, nënkryetari i AAK-së, thotë se gjendja në veri është më e keqe sesa para 25 korrikut të vitit të kaluar. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit