12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pamjet e reja të BBC, ja momentet e fundit të jetës së Gadafit

Më të lexuarat

Televioni publik britanik BBC ka publikuar një reportazh, i cili nxjerrë pamje më të qarta të momenteve të fundit të jetës së liderit të rrëzuar libian, Moammar Gadafi.

Reportazhi i titulluar “Gjuetia për armën e artë të Gadafit” sjellë një video ku ish – diktatori shfaqet i bllokuar në rimorkion e një automjeti i kapuar nga luftëtarë të opozitës libiane.

Imazhet tregojnë se Gadafi, padyshim ishte rrahur keq. Ishte goditur në kokë dhe nga goja nxirrte gjak. Rreth tij shihet, grupi i pakontrolluar i anëtarëve të armatosur të opozitës, të cilët festojnë triumfin. Në pjesën e fundit të videos shihet një i ri që mbanë në dorë një armë të artë, e cila pretendohet se i përkiste diktatorit.

Në pjesën tjetër, reportazhi tregon për anarkinë totale që ka mbërthyer Libinë. Një pjesë e territorit, në mesin e tyre edhe qyteti i lindjes së Gadafit, Sirte, ku edhe u vra ai, tanimë është nën kontrollin e grupit ISIS.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit