-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

NISIN GREVËN 700 PUNËTORË TË “TREPÇËS”

Më të lexuarat

Kanë hyrë grevë rreth 700 punëtorë të “Trepçës”, në shenjë pakënaqësie ndaj AKP-së, e cila e ka emëruar për ushtrues detyre, Eset Ujkanin. Sabri Ismaili, përfaqësues i sindikatës, ka thënë se  punëtorët do të qëndrojnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“ Punëtorët do të qëndrojnë deri  nesër në ora 09:00 ku dhe do të merret ndonjë vendim”, ka bërë të ditur Ismaili. Ai gjithashtu ka thënë se punëtorët kujdestarë po zhvillojnë grevën në horizonte, ndërsa të tjerët në një sallë të minierës.

Minatorëve  të “Trepçës” u janë bashkuar edhe minatorët e Artanës dhe të Kishnicës. Gjatë ditës minatorët e kishin ndërprerë punën duke kërkuar që të vijnë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ish-menaxheri Ferat Shala dhe një përfaqësues i Qeverisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit