3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Çmendet” Google

Më të lexuarat

Ka disa kohë që vizitorët që klikojnë në Google.com nga territori i Shqipërisë, herë pas here ridrejtohen në versionin serb, Google.rs.

Akoma nuk dihet nëse ky është një vendim i Google, gabim elektronik apo bëhet fjalë për ndonjë sulm pirat.

Por ekspertë të fushës së sistemeve të informacionit i japin një sqarim tjetër kësaj çështjeje.

Ata mendojnë se problemi mund të jetë krijuar nga rrjeti i kompanisë Albtelecom ose i ISP-ve tjera.

Siç dihet, trafiku i kërkimeve në Shqipëri menaxhohet nga serverat e Google të vendosur në DTN-në e Albtelecom në afërsi të QSUT në Tiranë. Dhe, duke e ditur problemin e Albtelecom me lokalizimin e Ip-ve, atëherë rritet probabilteti që ky të jetë problemi.

Megjithatë, kjo është vetëm një hipotezë. Të vërtetën e këtij problemi për momentin e di vetëm Google, e cila akoma nuk ka reaguar në lidhje me këtë problem të ngritur edhe nga media të tjera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit