0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ban Ki-mun: Shqetësim për raportet Kosovë – Serbi

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se në udhëtimin e tij në Kosovë dhe Serbi, nga liderët e tyre do të kërkojë “bashkëpunim të plotë” dhe se ishte i “shqetësuar” për gjendjen e raporteve ndërmjet tyre.

Për një kohë “isha i shqetësuar nga gjendja e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dështimin e tyre për pajtim”, tha Ban Ki-mun, në një intervistë me mediat e Beogradit, të publikuar të dielën.
Më tutje, Ban Ki-mun, ka theksuar se “të dy palët duhet të bashkëpunojnë plotësisht në interesin e prosperitetit të tyre dhe sigurisë në rajon” dhe shtoi se “kjo është ajo për të cilën do të bisedoj me liderët e Serbisë dhe Kosovës”.
Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të Serbisë kanë shprehur mospajtime për vizitën e sekretarit të përgjithshëm në Kosovë.
Presidenti Tomisllav Nikoliq tha se vizita e tij në Prishtinë ka probleme.
Kryeministri i nominuar, Ivica Daçiq, tha se “është obligim i tij si sekretar i përgjithshëm i OKB-së ta respektojë statusin e Kosovës brenda Kombeve të Bashkuara, që do të thotë se Kosova nuk është në OKB si shtet i pavarur”.
Por, Ban Ki-mun, ka theksuar se vizita e tij ka të bëjë me faktin se në Kosovë ekziston misioni i OKB-së.
“Detyrë e imja dhe përgjegjësi është që të takohem me njerëzit atje”, tha Ban Ki-mun.
Gjatë turneut në Ballkan, të cilin e fillon këtë javë, ai do ta vizitojë Slloveninë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit