3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mos gjyko në shikimin e parë

Më të lexuarat

Plakut 70 vjeçar i cili tërë jetën ishte marrë me blegtori, përkitazi rruajtjen e dhenëve, shteti kishte vendosur t’i ndihmojë me një pension i cili do të ishte e mjaftueshme për mbijetesë.

Në pyetjen e gazetares që t’i përshkruaj një rast të vetëm të cilin nuk do ta harroj kurrë dhe i cili i ka mbetur në kujtim të përhershëm.

Plaku ia filloi tregimit: “Kur isha afërsisht 20 vjeçar, duke ecur nëpër mal gjeta një qen të cilin e përvetsova. Me kalimin e kohës komshitë më thonin që i ngjanë ujkut dhe duhet ta largojë. Por unë isha i ri dhe u lidha tej mase me atë krijesë dhe ishim të pandarë.
Ashtu kalonin vitet…

Një ditë deri sa unë kisha ra të flejë disi në ëndërr me vinte një zhurmë, ulurimë… dhe pasi që erdha në vete gjithçka ishte qetësuar, dola nga dhoma dhe hasa një pamje rrënqethëse, qeni (ujk) rrinte ulur aty pranë krejtësisht në gjak dhe përplotë dele të therrura aty pranë… Unë pa menduar shumë hyra brenda, mora pushkën dhe e vrava…
Pasi flluam të pastrojmë vendin, në mesin e deleve vërejta edhe tre ujq të mbytur dhe në ato çaste kuptova gabimin e bërë!”

URTËSIA
Mos gjyko në shikim të parë dhe asnjëherë mos i vlerëso njerëzit në shikim të parë. me siguri që në jetë shpeshherë do të hasish njerëz të cilët para syve tuaj paraqiten si engjëj, ndërsa nuk guxon t’ua kthesh shpinën dhe anasjelltas.

Shoku më i mirë është ai që nuk ju braktisë kurrë, gjendet gjithmonë pran jush kur jeni në nevojë dhe ju shoqëron në vështirësi.

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit