0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

7 gabimet më të mëdha që mund t’i bëni me lëkurën e fytyrës

Më të lexuarat

Lëkurën e fytyrës e kemi më merak se çdo gjë tjetër. I ruhemi rrudhave, sidomos femrat pavarësisht moshës, dhe i tundohen çdo kremi që besojnë se u bën mirë.

Më poshtë gjenden disa këshilla të mjekes eksperte, Lesslie Baumann, për të shmangur dëmtimin e lëkurës së fytyrës suaj:

Duke përdorur shtretër për rrezitje
Në rast se ju nuk keni dëgjuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka klasifikuar shtretërit për rrezitje si një burim kancerogjeni të njohur.
Vetëm nëse doni të përshpejtoni formimin e rrudhave, të merrni kancerin e lëkurës dhe pika të shëmtuara kafe në fytyrë, përdorimi i këtyre shtretërve është mënyra më e mirë për ta bërë atë.Duke mos përdorur kremin e përditshëm me SPF mbrojtës
Një studim i fundit ka treguar se vetëm duke përdorur një krem mbrojtës të paktën me SPF 5, çdo ditë për pesë vjet parandalohen dëme të mëdha nga dielli. Bëjini vetes dhe lëkurës suaj një favor dhe përdoreni çdo ditë kremin me SPF mbrojtës të paktën 15.

Një ekspozim i gjatë në diell
Ju kujtojmë se 10 deri 15 minuta në diell të pambrojtura me krem, disa herë në javë mund të ndihmojnë trupin tuaj të marrë vitaminën D, por në qoftë se ju keni qëndruar përballë diellit për më tepër se një orë në ditë pa krem mbrojtës, lëkura juaj do të tregojë një moshë më të madhe.

Përdorimi i pastruesit të gabuar
Kini kujdes me pastruesit të cilët kanë përbërës vaji, pasi këto pastrues mund të krijojnë gjëndra lëkure më vaj dhjamor. Më parë ju duhet të konsultoheni me estetisten tuaj, për llojin e lëkurës që ju keni.

Mospërdorimi i një kremi të mirë nate, kundra rrudhave
Kremrat më të mirë që duhet të përdoret nga të gjitha femrat mbi moshën 20 vjeç, janë kremrat që përmbajnë Vitaminë A. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e plakjes dhe shfaqjes së rrudhave.

Shpenzimi i parave të shumta për kujdesin ndaj fytyrës

Janë produktet tepër të shtrenjta më të mirat? Mos harroni, ju nuk merrni gjithmonë atë që paguani! Mësoni kur të ruani dhe kur të harxhoni për blerjen e produkteve ndaj kujdesit të lëkurës suaj.

Duke mos ditur llojin e lëkurës suaj
Nëse ju nuk e dini llojin e lëkurës tuaj, ju jeni me siguri duke përdorur produkte të gabuara. Vetëm duke përdorur përbërësit e duhur mund të bëni një ndryshim të rëndësishëm në pamjen e lëkurës tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit