4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Esma bint Ebi Bekr

Më të lexuarat

Gratë e xhennetit – Esma bint Ebi Bekr (e bija e Ebu Bekrit)

Edhe nje here do te marrim udhetim neper kohera dhe te vizitojme nje zonje tjeter te madhe Esma bint ebi Bekr. Ky udhetim kerkon t`i lirojme mendjet tona nga idete e modernisteve dhe t`i kushtojme vemendje te posaqme menyres se si kane jetuar keta shoqeruesë te bekuar per t`a krahasuar me menyren se si ne jetojme. Si gjithmone, do t`a bejme kete udhetim permes tregimeve autentike nga dijetaret e hadithit .

 

Mbahuni!Po nisemi per në epoken e arte –kohen e Te Derguarit te All-llahut s.a.v.s.

Tregon Esma bint ebi Bekr “U martova me Zubejr ibn Avvamin.Ai s`kishte tjeter pos nje deve per te marre uje dhe nje kali .Jam kujdesur per ta , u kam shtruar, I kam ushquer, u kam dhene uje, kam mjelur deven dhe kam gatuar. Meqë nuk isha aq e shkelqyer ne te pjekur te bukes, fqinjet e mia pjeknin buken per mua, meqe ishin gra te sinqerta. Gjithashtu, bartja mbi koken time te lashtat nga ara qe ia kishte dhene Pejgamberi per t`a punuar , e cila ishte tri kilometra larg nga Medina .

“Nje dite derisa po i bartja te lashtat mbi koken time me rastisi t`a takoj Te Derguarin e All-llahut s.a.v.s. se bashku me nje grup shokesh te tij .Më thirri dhe urdheroi deven te perkulet me qellim qe une t`a ngasja .Me vinte turp dhe m`u perkujtua respekti I Zubejrit ,e ai ishte qe kishte me se shumti respekt per gruan.Kur I Derguari I All-llahut kuptoi turpin tim ,u largua. Erdha tek Zubejri dhe I thashe :”Me takoi I Derguari I All-llahut derisa po I bartja te lashtat ,dhe ishin me të disa shoke, urdheroi deven te perulet qe t`a ngisja por une u turperova aq shume dhe m`u kujtua respekti yt.” Me pastaj me tha Zubejri “ Pasha All-llahun barra e te lashtave mbi koken tende eshte me e rende per mua sesa ngarja me Të.”

Dhe vazhdova kete jete te veshtire derisa ebu Bekri m`a dergoi nje sherbetore qe morri per siper perkujdesjen e kalit dhe më lehtesoi shume.

Tregon Esma”Kryeja obligimet e shtepise se Zubejrit dhe ai kishte nje kali,per te cilin kujdesesha une .Nuk kishte gje tjeter pos te kujdesem per te . I sjellja barë dhe e mirembaja,pastaj me erdhi nje sherbetore, nga e I Derguari I All-llahut,prej disa pengjeve lufte qe kishin rastisur. Ajo kujdesej per kalin , e mirembante dhe me liroi nga kjo barrë.

Nje person erdhi dhe me tha:”o nena e Abdullahut jam person në nevoje dhe mendoj te filloj te punoj nje pune ne hijen shtepise suaj “. Une(Esma) I thashe :”Nese une te jap leje ndoshta Zubejri nuk do te pajtohej, andaj eja dhe parashtro kerkesen tende kur ai te jete prezent “.

Ai erdhi me pas dhe me tha :”Nena e Abdullahut ,une jam nje nevojtarë .Deshiroj te filloj nje punetori te vogel nen hijen e shtepise suaj .I thashe :’A s`ke ku tjeter ku te fillosh punen punen ne Medine pos nen hijen e shtepise sime ?”Zubejri me tha “Pse e pengon njeriun qe ka nevoje t`a filloj punen ketu?. Keshtu ai filloi punen,dhe fitoi aq shume sa qe ne ia shitem robereshen tone .Erdhi Zubejri tek une derisa kisha ne grushtin tim parate .”M`I jep mua”- me tha.

.”Dua t`I jap sadaka” I thash.(Muslimi) .

(Vëni re sesi Esma pati deshire t`I dal ne ndihme personit qe kishte nevoje por nuk deshiroi te veproj gje qe do te shkaktonte hidherimin apo qortimin e burrit te saj . Keshtu ajo ia parashtroi pyetjen e tille personit me qellim qe të marre mendimin e burrit te saj , dhe kur ai s`pat asgje kunder ajo u pajtua me kerkesen e personit .

Moter e dashur All-llahu Teala te ka bere ty margaritare te mbrojtur ne Islam te cilin liberalistet mundohen t`a bejne objekt per te tregtuar me te dhe modernistet po perpiqen te te ç `veshin nga modestia dhe ndjenja e turpesise .

Lexoi keto hadithe me kujdes dhe thello mendjen ne to!Ato permbajne nje minierë me arë per grate dhe burrat . Esma mes tjerash pati keto virtyte ne personalitetin e saj :

Ishte nje prej grave me fisnike ne Arabine e asaj kohe .

E bija e te pastertit dhe fisnikut Ebu Bekrit- halifit te pare ne Islam .

Kunata e me te mirit te njerezimit –Muhamedit s.a.v.s.,qe e quajti ate “ajo me dy rrethore (beli)”per veprat e saj heroike gjate Higjretit te Te Derguarit te All-llahut dhe ebu Bekritprej Mekes ne Medine. 

Motra e gruas me te dijshme- Ajshes e cila eshte ne mesin e shtate sahabëve qe kane percjellur me shume se nje mije hadithe .

Gruaja e Zubejr ibn Avvamit ,nje prej dhjete personave te cileve u eshte premtuar xheneti duke qene te gjalle . Zubejri ka qene trim I guximshem dhe ka mbrojtur te Derguarin me shpaten e tij.

Nena e sunduesit te besimtareve Abdullah ibn Zubejrit te cilit iu dha nen sundim Hixhazi dhe I cili u vra nga Haxhaxhi dhe(***)

Nena e Urves i cili kur hynte ne namaz harronte jeten ne kete bote. Ishte Urva te cilit kur iu desh t`ia kepusin kemben, i thane te pijë verë per anastezion gje qe refuzoi dhe u tha t`ia prejne derisa ishte ne namaz . keshtu edhe vepruan e ai nuk ndjeu asgje.

Esma , All-llahu qofte I kenaqur me te ,ka qene nje prej personaliteteve me fisnike dhe ishte e mbuluar dhe e turpshme para mashkujve.Ajo ka refuzuar te perzihet me mashkuj ,te ec me ta ,te ngase(apo vozitet ) me ta dhe pasha All-llahun mashkujte per te cilet po flasim nuk ishin te zakonshem (te thjeshte), por ishin I Derguari I All-llahut vet dhe shoket e tij – sahabet.

Ajo I ka sherbyer burrit te saj ashtu siç do te duhet te bente nje grua e vertete , duke qendruar ne shtepi dhe kujdesur per punet e shtepise .Ajo ka qene shume e kujdesshme ne ruajtjen e nderit te saj dhe te burrit te saj .A ka bere ndonjehere shtypje tek burri I saj (a e ka tensionuar ate )duke ia perkujtuar atij trashigimine e ndershme te saj si e bija e ebu Bekrit ?Ka pasur durim per veshtiresite neper te cilat ka kaluar ,dhe ka qene e dashur dhe e respektueshme kundrejt burrit te saj. A mund te jete ndonje grua më e pasur se Esma?

Babai i saj ka qene tregtarë I pasur e ajo edhe më tutje ka bartur te lashtat mbi koken e saj, ka ecur me kilometra per te marre uje dhe mbledhur farët ,eshte marrë me kuaj e deve (edhe pse keto pune nuk I ka bere derisa ishte tek babai I saj)ka gatuar buken, kenaqur burrin e saj dhe per me teper nuk ka marre vendime pa pelqimin e burrit te saj edhe nese ishin vendime te qarta per arritjen e kenaqesise se All-llahut te Madherishem!

Moter e dashur , Zgjohu!Merr vesh se modenistet dhe liberalistet po te çojne ne nje rruge tjeter nga ajo e Besimtareve!

All-llahu Teala thote :”Kush I kundervihet Te Derguarit ,pasi qe I eshte bere e qarte e vertetadhe ndjek rruge tjetër nga ajo e besimtarëve, ne e leme ne ate qe e ka zgjedhur (ne dunja)dhe e fusim ne xhehenem . Sa perfundim I keq eshte ai. (ennisa4:115)(*****)

Cila rruge do te te çoj drejt lumturise ne kete bote dhe tjetren, drejt kenaqesise seAll-llahut ,shoqerise se Esmasë ne xhenet? A thua eshte rruga e lojes me bukurine tende ,e zbulimit te bukurise sate apo ajo e perzierjes (marredhenieve nga më të ndryshmet ) me mashkuj apo rruga e hixhabit dhe modestisë?

Perkujtoni fjalet e arta te Esmase kur thote:”Me vinte turp te eci me burra dhe m`u kujtua nderimi (respekti I tij) per mua”. Perkujto gjithashtu *gruan E zeze kur thote “ ‘Dhe u zbulova ,te lutem lute All-llahun te me fal te mos jem e zbuluar”Kjo ilustron se çfare shoqerie e paster dhe e ndershme ishte ,dhe çfare gra mahnitese ishin ! Ato ishin pasuese te Kur`nit dhe Sunnetit,dhe e gjenerates se selefit te cilet jemi krenarë T`I pasojme .

Kerkojme nga ju qe te mendoni per kete dhe te lusni All-llahun te na bej te gjithë neve ,gra e burra me te cilet eshte I kenaqur All-llahu dhe te cilet I Derguari I All-llahut do t`ishte I kenaqur t`I takoj ne xhenet , pasi qe te kene pasuar Sunnetin e Tij ani pse se kane

Takuar , dhe kane pasuar praktiken e sahabëve , e nuk I kane takuar ata , gjithashtu.

Paramendo, moter e dashur të jesh prej atyre qe arrijne t`a kalojne Siratin dhe te gjesh para vetes Hafdhin- pishinën e Pejgamberit s.a.v.s. dhe te pish nga ai …Paramendo veten duke hyre ne Xhenet dhe te takosh Resulullahun te gezuar qe te sheh … Paramendo te jeshë ne mesin e atyre te cilet ai (resulullahu) I quan “vellezerit e mi “…(*****) Paramendoni veten te jeni nga te bekuarit qe kur perdja te hiqet dhe banoret e xhenetit te thone “nuk kane ditur gje me te dashur sesa te shikojne Shfaqjen e Zotit te tyre “.

Me te vertet shperblimet e All-llahut jane te pavlerësueshme deri ne infinit ( s`mund t`I numerosh): shperblimi I All-llahut eshte Xheneti- menyra per t`a fituar eshte pasimi dhe veprimi me Kuran dhe Sunnet,ashtu si vepruan Esma dhe Zubejri dhe Sahabet tjere(All-llahu qofte I Kenaqur me gjithe ata).

 

Kthehemi tani ne shekullin e XV Hixhrijë(milleniumin e dyte krishter).

Shpresojme dhe lutemi se pas udhetimit me ne nepërmes ketyre haditheve autentike (sahihah)t`ju bejme te veproni atë qe mesuam …Ju perkujtojme se lumturia jone, kenaqesia e syve tone dhe rehatia e zemrave tona do te jete me pasimin tuaj te Kuranit, Sunnetit dhe praktikes se Selefit .

Shpresojme te ju shohim ne udhetimin e ardhshem (insha-All-llah) per në epoken e arte permes disa ajeteve tjera Kuranore dhe haditheve te verteta!.

 

 

 

Verejtejet ne vijim….

 

(***)Abdullah ibn Zubejri ka kerkuar keshille nga nena e tij Esma, per luftimin e tij me Haxhaxhin dhe emirin e tij AbdulMelikun, e ata I kishin kerkuar te dorezohet ne paqe.Ajo iu pergjigj:nese lufton per t`a ngjallur Kuranin dhe Sunnetin e Te Derguarit te tij, dije se ‘nese vdes nuk ndien asgje nese te hiqet lekura,’ Keshtu qe vdis per te verteten!Por nese ti kerkon jeten e kesaj bote, nuka rendesi nese ti jeton apo vdes .Djali im ! Lufto me nderë dhe dinjitet e mos u dorezo.Pas takimit me Esmën Abdullahu shkoi ne lufte… ishte vrare ne Mekë All-llahu e meshiroftë dhe qofte I kenaqur me te !

 

(****)Besimtarë te sinqertë jane sahabet. Shejh ul Islam Ibn Tejmie ka komentuar kete ajet-“Gjithe ata qe e kundershtojne dhe I kundervihen Te derguarit pasi te jene udhezuar (pasi `u eshte treguar rruga e qarte)kane pasuar rruge tjeter nga ajo e besimtareve:e kush pason rruge tjeter nga ajo e besimtareve ka kundershtuar dhe iu ka kundervënë Pejgamberit,edhe te paret edhe te dytet jane te humbur”

(*****)”A jeni ju vellezerit e mi”…….nje pjese e hadithit nga sahih Muslimi vazhdon:” …dhe Sahabet thane “A s`jemi ne vellezeritë tuaj ?” Ai u tha:” Ju jeni shoqeruesit e mi ; vellezerit e mi jane njerezit qe do te vijne pas juve ,qe do te me besojne e pasojne edhe pse s`me kane takuar“ /albislam

Përktheu: Besa Jashar Ismaili-Aishe,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit