8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Australi: Shqiptarët vodhën 600 mijë Dollarë me vizë turistike

Më të lexuarat

Tre shqiptarë dhe një bashkëpunëtor i tyre kanë dalë para Gjykatës në Australi për grabitjen e kasafortave dhe të bankomateve, të cilët kanë mundur të marrin në total një shumë prej gati 600 mijë Dollarësh.

Ata janë Simon Shehu 40 vjeç, Gjergji Nika 43 vjeç, Marsel Boka 33 vjeç dhe bashkëpunëtori i tyre italian, Aniello Vinciguerra, 35 vjeç, ndaj të cilëve janë bërë 82 padi penale.

Sipas dëshmive në gjyq, shqiptarët shkuan në Australi me vizë turistike së bashku me familjet e tyre në vitin 2012 dhe qëndruan në Victoria.

Sipas Gjykatës, të gjithë shqiptarët janë një familje pasi kanë lidhje gjaku mes tyre. Deri në kohën kur ata u arrestuan në 8 Dhjetor 2014, ata thonë se kishin vjedhur më shumë se 580 mijë Dollarë.

Tre shqiptarët dhe shoku i tyre italian, përdornin objekte metalike për të vjedhur kasafortat dhe bankomatet, duke nxjerrë prej tyre shuma të ndryshme parash.

Bazuar në hetimet e policisë, pjesa më e madhe e plaçkitjeve është kryer gjatë vitit 2014. Seanca e radhës gjyqësore ndaj tre shqiptarëve do të jetë më 28 Shkurt 2016.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit