6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bëje hapin e parë drejtë suksesit

Më të lexuarat

I vogli i shqiponjës mësohet të fluturoj pasi që nëna t’ia largoj ushqimin dhe detyrohet të vjen deri te ushqimi vetëm. Atëherë shpendi i vogël hap krahët e tij dhe mundohet të vjen deri te ushqimi që ia ka përgatitur nëna e tij, ndërsa ajo e pret në rast se ky bie. Kështu është jeta dhe sfidat të cilat na mësojnë si ti hapim krahët tonë dhe të mundohemi t’i arrijmë qëllimet tona.

Shikoje qiellin që është mbushur me pluhur të errët dhe të dendur. Për dallim prej teje, piloti i aeroplanit e shikon me ngjyrë të kaltër dhe të kthjellët. Fisnikëria dhe largpamësia bëjnë që të shikosh vetëm anën pozitive. Ndoshta armiku yt ta dëshiron të keqen, mirëpo përmes sjelljes së tij Allahu ta dëshiron të mirën, dhe Vullneti i Allahut do të mbizotëroj dhe dominoj. Jeta jonë është e lidhur me eksitimin pozitiv i cili qëndron pas shumë sukseseve të cilat i arriti njeriu. Shumë njerëz të cilët kanë jetuar jetën e vet, por Allahu i Madhëruar dëshiroi që nga çdo gjendje t’i shpije në gjendje më të mira përmes sprovave dhe sfidave.

Dhimbja që ndien në kraharor në çastet e sprovave dhe fatkeqësive, sjell frytet më të mira të imanit, dashurisë, njohjes, modestisë, kënaqësisë, pastërtisë dhe qëndresës. Errësira me e madhe dhe stuhitë më të forta janë mu para agimit… ndërsa në brendësinë e tokës gjenden thesare deri tek të cilat njeriu mund të arrijë… Ekzistojnë mjaftë lule dhe bimë të bukura të cilat mund të rriten vetëm në errësirë… Vetëm në errësirë kuptojmë se sa besim kemi në duart të cilat na udhëzojnë… besimin në Allahun…

Çdo lindje përcillet me dhimbjet e lindjes, vështirësitë dhe vajin, mirëpo rezultatet janë magjepsëse… një fytyrë e re e cila shkëlqen sikur hëna.

Besimi në Allahun e plotëson shpirtin me vetëbesim dhe shpresë, ndërsa sprovat dhe dhimbja e bëjnë si një dërrasë për kërcim drejtë suksesit. Shpresa pozitive është sekreti i jetës dhe esenca e tij. Katërdhjetë ditë mund të jetojmë pa ushqim, tre ditë pa ujë, tetë minuta mund të jetojmë pa ajër, por asnjë sekondë nuk mund të jetojmë pa shpresë… atëherë kur na kaplon dëshpërimi. Dhimbja na udhëzon drejtë Allahut, na kujton rrugën e drejtë dhe na inkurajon ta përmendim dhe madhërojmë Allahun. Të bërit më i fortë se dhimbja, nuk do të thotë të bëhesh vetëm i durueshëm dhe rrugë drejtë prosperitetit, por ngadhënjim i vërtetë mbi dhimbjen është ta zgjosh shpirtin e shpresës në zemrat e të tjerëve, në zemrat e të dëshpëruarve.

Disa njerëz mendojnë se afërsia me Allahun do tua pakësojë kënaqësinë, ëmbëlsinë dhe bukurinë e jetës.
Por, realiteti është diçka krejtësisht tjetër, imani në realitet e shton dhe forcon kënaqësinë dhe ëmbëlsinë e jetës dhe bën një mur mbrojtës kundër dëshpërimit dhe mungesa e shpresës.

Shijimi i frutave nga pema e ndaluar është nga tregimi i cili fillon me Ademin alejhis-selam, por e njëjta përsëritet edhe në jetët tona. Prandaj, sprovat dhe dhimbjet nuk duhet kuptuar si dënim, por si pastrim dhe ngritje në nivele më të larta. Paramendo, sikur të jesh më i fortë, më i bukur, më i pasur, më me ndikim, ndoshta gjendja jote do të jetë shkak që dikujt ti bësh padrejtësi. Kur do t’i kthehemi Allahut? Le të mos jemi sikur banori i mashtruar i cili kthehet në shtëpinë e vet pasi të jetë sëmurë apo kur të humb atë që posedon. Mendo pse i hedhin në ajër kokrrat e grurit që t’i pastrojnë dhe përgatisin, njëjtë sikur erërat e sprovave të cilat të pastrojnë ty, dhe i heqin mëkatet e tua dhe e lejnë vetëm pjesën e pastër brenda teje.

Thua që ke fat të keq? Assesi! A e di sa të varfër, të dobët, të verbër ekzistojnë, ndërsa deri vonë ishin më të kënaqur se mbretërit dhe pasanikët. Jeta nuk është bahçe lulesh dhe as fushë me gjemba, por mund të jetë edhe njëra edhe tjetra nëse je i përqendrueshëm në kuptimin e jetës. Ti i beson profesorit tënd, i beson mjekut tënd, shoferit tënd, regjisorit të filmit, a thua nuk do t’i besosh Allahut të Madhëruar, Krijuesit të Urtë?!

Në rast se ndërton marrëdhëniet tua vetëm në interesat tua afatshkurta, atëherë dije se je duke e ndërtuar shtëpinë tënde në rërë të gjallë.

Si duhet të sillemi gjatë krizave?

A do të dorëzohesh, do ta mbyllësh derën para vetes, do t’u dorëzohesh ndjenjave dhe do të durosh dhimbjet, dhe të shndërrohesh në një pacient që vuan nga sëmundjet psikike dhe trupore?
Ose, do të rebelohesh, kundër parimeve fetare, principeve shpirtërore dhe sociale dhe betejën tënde do ta shndërrosh në çrregullim dhe anarki, duke kërkuar që ti hakmerresh shoqërisë?
Ndoshta kërkon t’i ikësh krizës, duke mos menduar rreth saj dhe ta kalosh jetën në gëzim, lojë dhe zbavitje?

Ose i përket grupit të njerëzve të vetëdijshëm, të aftë që t’i përballohen krizës me durim, iman, përvojë dhe arsye të hapur për çdo mundësi. T’i përballosh krizës me shpirt të qetë i cili e di që pikëllimi është avangardë e gëzimit, se ngadhënjimi është me durim, dhe rrugëdalje nga problemet dhe vështirësitë.

Çelësi i zgjidhjes është në duart tua… ec përpara, drejtë të mundshmes dhe caktimit dhe në çastet e rëndësishme duhet të sjellësh vendime të shpejta dhe pa hezitim. Mos u kthe prapa përpos kur dëshiron të marrish mësim nga ajo që ka kaluar, ashtu siç ka thënë poeti:

Fillimisht shikova me sytë e mi përpara, ndërsa mandej drejtova zemrën time në atë drejtim.

Burimi: Islambosna.ba

Përshtati: Lutfi Muaremi

[Islampress]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit