1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Google të blejë domeinet .google dhe .youtube?

Më të lexuarat

A do ta shohim së shpejti domeinin .google së shpejti? Një domein tjetër .youtube? Google pranoi që kishte aplikuar për përdorimin e TLD-ve të markave tregtare të Google në Korporatën e Internetit për Emrat dhe Numrat e Caktuar. Këto aplikacione pritet të mbyllen më 12 prill, kur Google ka thënë që do të përmbyllë pikërisht se për çfarë domeine të nivelit të lartë, ose TLD, ka aplikuar.

Deri tani, përfaqësuesit e ndërmarrjet nuk pranuan që të komentojnë rreth planeve të posaçme të Google. “Ne planifikojmë të aplikojmë për TLD-të e identifikuara të Google dhe ne për momentin jemi duke hulumtuar mundësitë për të aplikuar për të ri po ashtu,” ka thënë një zëdhënës i ndërmarrjes Google në një deklaratë të lëshuar me email. “Ne dëshirojmë të ndihmojmë ta bëjmë këtë një përvojë të këndshme për përdoruesit e uebit – një që reklamon risinë dhe sfidën në internet.”

Sipas Zyrës Patentat dhe Markat Tregtare të Shteteve të Bashkuara, pesëdhjetetetë marka tregtare e përmbajnë emrin “Google”, ku disa iu përkasin palëve të treta. Brendet më të njohura të Google janë “Google”, e ndjekur nga “YouTube”; nuk mund të jetë befasi nëse Google aplikon edhe për domeinet si .gplus ose .plus ose .gplay ose .play.

Sidoqoftë, Facebook nuk ka zgjedhur që ta ndërmarrë një hapë të njëjtë, duke mos aplikuar për një markë të përgjithshme tregtare, tregon Advertising Age.

Domeinet e caktuar mund të jenë të llojeve të ndryshme, p.sh. , .Kosova, .pcworld, etj, por për t’u mundësuar përdorimi i këtyre domeineve, ndërmarrja ose agjencia duhet të paguajë faturën prej 185 mijë dollarëve./pcworldalbanian

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit