-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Obstruksioni i pozitës shtyn për vjeshtë votimin për interpelancën e Kusarit

Më të lexuarat

Mbledhja e shtyrë dje për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës, në Kuvendon e Kosovës vazhdoi sot me një debat mes pozitës dhe opozitës, që përfundoi me ndërprerje të mbledhjes, në të cilën duhej të votohej për interpelancën e ministres së MTI-së, Mimoza Kusari- Lila, rreth tarifës doganore për çimenton. Ndërsa folësit dje manifestuan një unitet të rrallë të parë në Kuvend, që të gjithë kundër vendimit të ministres Kusari për tarifën 35 për qind në importin e çimentos, me të cilin favorizohet kompania ‘SharrCem’ e dëmtohen kompanitë ndërtimore e ato importuese vendore të çimentos, duke e cilësuar vendimin edhe si antikombëtar, sot kur duhej të votohej për interpelancën doli se nga koalicioni qeverisës kishin ardhur vetëm tetë deputetë, që e bënte të pamundur vazhdimin e mbledhjes. Në këtë mënyrë ministrja Kusari shpëtoi, vendimit për tarifën në importin e çimentos, në kundërshtim me logjikën e rregullat e tregut të lirë, iu zgjat jeta, dhe të gjitha këto zemëruan deputetët e opozitës, të cilët sjelljen e pozitës e vlerësuan obstruksion të pazakonshëm.

Kryekuvendari Jakup Krasniqi, duke shpallur të përfunduar këtë mbledhje, tha se në këtë mënyrë çështjet e parapara për t’u trajtuar në rendin e ditës sot shtyheshin për sesionin vjeshtor të Kuvendit, që duhet të fillojë nga 20 gushti.

Ligjvendësi, para se të shkonin në pushim vjetor, sot është dashur të shqyrtojnë Raportin e dytë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrim evropian për vitin 2012, shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2011, shqyrtimin e Raportit vjetor dhe pasqyrave të audituara të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2011.

Ndërkohë pritej një debat parlamentar lidhur me përdorimin e tri (3) kodeve të huaja telefonike në Kosovë, sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.

Po është dashur të shqyrtohet Projektligji për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi, shqyrtimin e dytë të Projektligjit për pasurimin e miellit si dhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për letërnjoftim.

Deputetët ishte paraparë të shqyrtojnë edhe rekomandimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe rekomandimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK së.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit